Ndihmuan Turqinë për operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit tragjik, kthehet në Shqipëri një grup vullentarësh
Ekipi shqiptar që ndihmoi në kërkimet në Turqi
TIRANË- Një grup vullnetar që mori pjesë në kërkimet në Turqi nga tërmeti tragjik është kthyer në Shqipëri. Lajmi është ndarë nga Konsullata shqiptare në Stamboll, e cila shkruan se mbaruan misionin dhe ka pasur një falënderim për të gjithë pjesëtarët për ndihmën që kanë dhënë në kërkimet në Turqi.
Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha janë pjesëtarët e misionit që janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit vijon kërkimet në Turqi.
“Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit”, shkruan Konsullata e Stambollit.
Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë nga Ankaraja dhe dërgoi në total 73 fprca të kërkim shpëtimit dhe mjekë.
Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja. 46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre gola dhe asist, Odise Roshi shkëlqen në Turqi! Skuadra e tij kërkon Superligën
8 Shkurt, 14:02
-
Turqi/ Dy tërmetet e Shkurtit 2023, shkaktuan humbje direkte financiare prej 104 miliardë dollarësh
7 Shkurt, 08:29
-
VIDEO/ Ernest Muçi e bën të duket shumë e lehtë, supergol nga sulmuesi kuqezi
5 Shkurt, 09:14
-
VIDEO/ 'Fu*k off', Rey Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij! Del duke e sharë nga fusha e lojës
1 Shkurt, 14:02
-
Rey Manaj në formacionin më të mirë në Turqi, vlerësohet me notën 9.9
28 Janar, 12:38
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
Shume te pastra robat e ekipit qe vjen nga nje zone ku punohet 24 ore dite nate mes pluhurit, apo kishin nga dy pale roba? Ja kane var fare propagandes.
Përgjigju