‘Ndikime të fuqishme planetare dhe mundësi të mëdha’, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  17 deri në 23 tetor) ai tha se kjo javë vjen me ndikime të fuqishme planetare.

”Kemi ndikimin e Diellit i cili shkon në Akrep, në shenjën e zjarrit dhe dashurisë, kemi Afërditën planetin e fatit dhe parasë që do të na ndikojë. Përgjatë kësaj jave mundësitë do të jenë shumë të mëdha kryësisht çështjet që kanë patur problem në lidhjen e tyre, një lëvizje apo shkëputje nga puna do të marrë zgjidhje këtë javë. Ideale do të jetë dita e Hënë, e Mërkurë, e Premte dhe e Diel. Një lidhje me pengesa duket se do të sheshohet apo një problem me dokumentacione këtë javë do të marrë zgjidhje. Në çështjet ekonomike-finanaciare profesionale, nëse do të trokisni diku, tani është pikërisht koha më e përshtashme për të vepruar”.

 Ndërsa u ndal tek shenjat më të favorizuara të javës:

Shenja më e favorizuar e kësaj jave do të jetë Akrepi, ndërsa më të kujdesshëm duhet të tregohen Binjakët dhe 10-të ditëshi i tretë i Bricjapëve. Për këto shenja është një javë vendimesh në dashuri dhe në karrierë, ndaj nuk duhet të nxitohen. Për shenjat e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit ka ardhur momenti që ata të shpërblehen për punën e tyre.

Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat nga data 17-23 Tetor:    

Dashi

Shenja e zjarrit, kuptimit dhe mirëkuptimit. Është momenti juaj tani, ndikime shumë të mira, lajme shumë të mira që do të merrni në lidhje me një takim pune apo me një udhëtim. Kjo javë ka një ndikim shumë të madh, i cili do të zgjasë deri në fund të Shkurtit, ndaj është një javë e rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi. Ka një ndikim shumë të mirë shenja e Dashit në çështjet shpirtërore, zgjidhni një ngërç, një problem të së shkuarës, është momenti që të nisni bisedimet.

Demi

Shenja e diturisë dhe mençurisë. Për shenjën e Demit ka shumë lajme, shumë ndryshime. Demi nuk dashurohet kollaj, mezi e thotë fjalën Po! Sidomos 10-të ditëshi i dytë i Demit po kalon një periudhë shumë të mirë. Për ata që janë single apo janë në një njohje të re ka ardhur momenti që të mendojnë më seriozisht. Këtë javë mund të nisni diçka dhe është e sigurtë që do të përfundojë me sukses. Janë mundësitë ideale për të realizuar gjithçka doni në fushën sentimentale por edhe atë profesionale. Në këtë të fundit, do të hapen dyer që ju janë mbyllur dikur.

Binjakët

Shenja e komunikimit dhe restaurimeve. Binjakët janë një nga shenjat më fitimprurëse në çështjet e komunikimit, ata dinë kur duan dhe deri ku shkojnë dhe dinë të masin pulsin e tjetrit kur flasin. Duhet të jenë pak të kujdesshëm këtë periudhë pasi kanë shumë punë dhe angazhime dhe përgjithësisht i marrin punët me pak nxitim. Në këtë periudhë do të nisin diçka shumë të mirë dhe që do të realizohet me sukses, pasi është një kohë mjaft pozitive. Një dokument problematik që kanë patur Binjakët duket së këtë javë do të marrë sqarim. Është momenti më i mirë për të përfituar në atë që dëshironi. Në fushën sentimentale bëni pak kujdes sepse keni qenë fajtorë, përpiquni të rikuperoni marrëdhënien tuaj.

Gaforrja

Shenja e palodhur dhe e punëve të reja. Gaforret kanë mundësi për të zgjidhur çështjet ashtu siç i duan. Kanë një çështje ligjore prej pothuaj 2-3 muajsh, ka ardhur pikërisht momenti këtë javë për t’a zgjidhur këtë problem. 10-të ditëshi i parë dhe i tretë duhet të trokasë në derën e duhur dhe nëse është e nevojshme duhet të ndërrojë dhe bashkëpunëtorët, siç mund të jetë një avokat për shembull. Duhet të jemi të kujdesshëm në atë që flasim dhe çka duam të përçojmë sepse shumë gjëra ndodhin sot. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe me Peshore janë më të favorizuara. Të palidhurit ose ata që janë në një njohje le të vijojnë, pasi është pozitive. Në çështjet financiare një kreditim mund të rezultojë fitimprurës për ju.  

Luani

Shenja e të palodhurit dhe e suksesit. Luanët janë të sukseshëm në dy drejtime, të parën kanë çështjet e punës dhe karrirës, së cilës nuk i druhen shumë. Kanë një ndikim tani Luanët e 10-të ditëshit të dytë dhe të tretë janë në pritje të një udhëtimi, presin një lajm edhe pse kanë disa pobleme në këtë çështje të rrugëtimit. Ditën e Enjte duhet të këmbëngulin për të zgjidhur një çështje, kjo javë është shumë e mirë për ta. Në lidhje me çështjet shpirtërore, me Dash dhe me Akrep duhet pasur kujdes. Nëse janë në një njohje duhet të përpiqen për të kuptuar tjetrin, sidomos Akrepin. 

Virgjëresha

Shenja e statistikave, e ndryshimeve. Virgjëresha bën përllogaritje, thotë ku jam dhe ku dua të shkoj. Në këtë javë do të ndikohen shumë, kanë një mundësi shumë të mirë pasi mund të marrin një ofertë shumë të rëndësishme. Ato nuk duhet të ndikohen nga ana psikologjike emocionale, duhet të marrin vendime në interes të tyre. Është koha e përllogaritjeve edhe pse Virgjëreshat nuk para bëjnë shumë lëvizje ato e dinë shumë mirë atë që duan të realizojnë. 10-të ditëshi i dytë do të jetë më i favorizuar, ai është më emocional, ndërsa i pari dhe i treti është më i sigurtë në qëllimet e tij. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë me Binjak dhe Shigjetar, ndërsa lidhje që shkojnë deri në fund pa ndarje janë Virgjëreshë – Dem, Virgjëreshë – Bricjap dhe Virgjëreshë - Ujor i 10-të ditëshit të tretë.

Peshorja

Shenja e studimeve e nxitjeve për të arritur në finish. Peshoret këtë periudhë kanë patur një moment përgjithësisht të mirë. Kanë për të bërë një blerje të rëndësishme që nuk e kanë arritur dot. Është momenti tani për Peshoret që të arrijnë në finishin e tyre dhe do t’ia arrijnë, pasi kanë shumë plane në mendjen e tyre. Deri në Maj të 2023 do të shikojmë dhe dëgjojmë shumë për Peshoren. Për 3-4 muaj do të realizojnë gjëra që nuk i kanë bërë prej vitesh në çështje shtëpie, në udhëtime të largëta, në ekonomi. Ka një diçka shumë të madhe në lidhje me vazhdimësinë dhe mundësitë e reja që ata kanë. Në fushën sentimentale janë pak fajtorë, janë shkëputur nga një lidhje gabimisht. Marrëdhëniet më perfekte janë me Gaforre, Ujor dhe Luan i 10-të ditëshit të parë.

Akrepi

Shenja më e përfolur e kësaj jave. Akrepi do të ketë Diellin në shenjën e tij këtë fundjavë gjithashtu ka ndikimin e Afërditës në shenjën e tyre e cila do të ndikojë në ekonomi. Do të gëzojnë shumë në çështje që lidhen me anën shpirtërore. Akrepët nuk flasin shumë, përgjithësisht i mbajnë emocionet përbrenda, por kur shpërthejnë, themelet duhet të jenë të forta pasi mund të prishen. Akrepët janë shumë të drejtë, por kur i bëhen padrejtësi apo prapaskena, ata nuk flasin por presin momentin. Pikërisht kjo periudhë tani është një periudhë që i ndryshon dhe i dikton për të gjetur rrugën e tyre. Është një moment pozitiv sa i përket anës ekonomike dhe fushës profesionale. Do të bëjnë disa ndryshime, zhvillime të reja, blerje të reja, pra një javë mjaft e favorizuar.

Shigjetari

Shenja e ekonomisë dhe mundësive të mëdha. Çështjet ekonomike janë pikë reference për Shigjetarët. Kanë një mundësi tani për një ngritje në detyrë. Kanë një moment shumë të mirë duke filluar nga java që lamë pas dhe deri në vazhdimësi është Universi që i vjen në ndihmë. Mundësitë janë shumë të mëdha këtë javë. Mund të marrin nismën për një biznes, një kreditim, një investim, në dokumente, në çështje të reja do të kenë mundësi shumë të mëdha për të përfituar. Eshtë koha më ideale tani, mos lini asnjë moment pa e shfrytëzuar. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Virgjëreshë janë ideale, ndërsa përfekte është me Dem.

Bricjapi

Shenja e përpiktë dhe e ekonomisë. Bricjapët janë shumë të mire, por mezi kuptohen. Lum ata që i kanë në punë Bricjapët dhe mjerë ata që nuk i kuptojnë. Është një moment tani që Bricjapët do të fluturojnë, do të bëhen me krahë, sepse Saturni, Jupiteri, Mërkuri, Afërdita, janë katër planete që janë në katërkëndësh dhe dëshirojnë të ndihmojë këtë shenjë. Mund të kenë një punë të re, do të kenë ndikime shumë të mira në ekonomi, do të nisin diçka të re. Pikërisht kjo javë do të shënojë vazhdimësinë tuaj. Një pabesi që ju është bërë do të kthehet në favorin tuaj. Bricjapët janë ndër shenjat që kanë më shumë sedër. Në çështjet shpirtërore nuk kanë patur shumë sukses, sidomos 10-të ditëshi i dytë dhe i tretë, pasi janë marrë me shumë gjëra të tjera, shumë ndryshime, ndikime në familje, por vjen momenti që do t’i zgjidhni pikërisht tani, është një përiudhë që jep mundësira. Stabilizimi ekonomik, ana shpirtërore do të fillojë nga fundi i këtij muaji të jetë e mbarë.  

Ujori

Shenja e zgjuarsisë dhe maturisë. Ujorët këtë periudhë janë shumë skeptikë, sepse kanë bërë një nder apo një punë shumë të madhe dhe nuk kanë marrë benefitet e pritura. Në çështjet ekonomike kanë një problem, sepse nuk po marrin paratë e tyre. Mirë është që në këtë periudhë të bëhen bisedime në çështjet që kanë të bëjnë me shtetin, me borxhe, me ndonjë padrejtësi të ligjit, pasi do të vijë momenti që do t’a zgjidhin dhe do të çlirohen nga kjo barrë. Suksesi më i madh është që të arrish në finish atë që ke menduar më përpara, suksesi nuk janë paratë. Ujori ka një ndikim shumë të mirë me Peshore, Dem dhe Shigjetar. Me këto shenja mund të ketë lidhje biznesi, lidhje shoqërore apo dashurore.

Peshqit

Shenja e sakrificave. Peshqit sakrifikojnë për shumë gjëra, sepse duan të arrijnë me çdo kusht mendimin e tyre. Keni një moment tani që mund t’i zgjidhni problemet shumë lehtë. Duket se dita e Martë, dita e Enjte janë ditë shumë të mira për ju të shenjës së Peshqve, mund të zgjidhni gjithçka keni dhe dëshironi të realizoni, sepse është momenti juaj, është koha juaj, mos e leni pas dore. Në anën shpirtërore disa probleme që keni patur kohët e fundit do të marrin zgjidhje, shkojini deri në fund gjërave për të cilët besoni.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah