‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)

Duket se do të jetë një javë tepër e mbarë me plot ngjarje pozitive. Pasi sipas astrologut Jorgo Pulla në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mërkuri në retrogardë do të japë mundësi të mira për të gjitha shenjat por sidomos për Bricjapët: 

“Kemi ndikime planetare favorite, duket se ditën e mërkurë kemi të bëjmë me mërkurin në retrogradë, nga krahu i kundërt në rrugëtimin e drejt, do të kthehet në Bricjap, që do të thotë mundësi dhe ndryshime që mund të kenë Bricjapët në lidhje me punët, vendimet apo me dia gjëra që nuk I ka parë më parë, mund ti shoh tani. Me datë 20 kemi diellin që shkon në Ujorë, po ashtu me datë 21 kemi hënën e re që shkon në ujorë. Pra kemi një ndikim të madh diell-hënë-ujorë” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Kanë një ndikim shumë të mirë 10-ditëshi i tretë, jeni shumë të favorizuar në fushën ekonomike. Nga data 16 deri në 22 kanë një mundësi shumë të madhe në zgjidhjen e problemeve të mëdha, në lidhje me çështjet shpirtërore, ka ndikimin më të mirë që do të thotë lidhjet me Bricjap dhe me Luan është idealje, ndërsa duhet të kenë kujdes me Peshoren ose bashkim familjarë me akrep, është një mundësi shumë e mirë dhe për stabilizimin ekonomik. Kujdes nga e premtja, që do të bëhen bisedime bankare ose për pasuri të paluajtshme por anashkalojeni.

Demi

Duket se kjo është java më e mirë dhe e rëndësishme sepse do të marrin disa dokumenta që i presin prej shumë kohësh. Kanë një ndikim shumë të mirë në dokumentacion, kanë pasur një problem ligjorë dhe e zgjidhin pikërisht në këtë javë sepse është javë shumë e rëndësishme në aspektin hënor. Keni shumë mundësi të reja në këtë periudhë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet me Ujorë dhe Luan është idealja dhe duhet të kenë vëmendje me Virgjëreshë të 10-ditëshit të parë, sepse mund të kenë keqkuptime.

Binjakë

Janë stabilizuar në fushën sentimentale, kanë pak problem në fushën ekonomike që duhet ta zgjidhin pikërisht këtë periudhë, është një moment që do zgjedhin gjëra të mira. Është java e mundësive të mëdha dhe e zhvillimeve që do t'ia arrijnë qëllimit. Mund të keni një punë të dytë ose të bëni një blerje të mëdha dhe do të keni një gëzim të madh në këtë rast dhe është momenti I tyre për t’i stabilizuar. Në çështjet shpirtërore veçse kanë të bëjnë me ndikime të mëdha me Luan, Binjakë-Ujorë, janë idealja.

Gaforrja

Do të stabilizoheni disi me punën, por në punën aktuale që janë do të lëvizin, sidomos dita e mërkurë, e enjte janë të rëndësishme për lëvizjet e tyre dhe është një mundësi shumë e mirë në stabilizmin ekonomik të tyre me marrjen e një kreditimi bankar që presin prej shumë kohësh dhe nuk e kanë marrë por tani plotësohet kjo çështje. Në lidhje me çështjet shpirtërore bëni kujdes me Peshqit dhe me Dem nëse keni një njohje kthejeni në lidhje serioze dhe mos e lini shumë gjatë sepse duhet të stabilizoni lidhjen tuaj. Një problem që keni pasur me Bricjap duket se tani ju e zgjidhni sepse është koha juaj dhe momenti perfekt për të zgjidhur çdo gjë që dëshironi.

Luani

Këtë javë keni dy mundësi të arta, e para në çështjet e punës që do të bëni disa lëvizje të vogla, ose që prisni një lajm shumë të mirë dhe mundësisht e mërkura dhe e enjtja janë shumë të mira për ju. Nga e mëkura deri të premten keni një mundësi shumë të mirë dhe diçka e madhe do të ndodhi tek ju në fushën e dokumentacionit, punës dhe udhëtimeve. Një çështje ligjore merr fund gjithashtu dhe do të keni mundësinë që t'i zgjidhni si të doni, duke filluar nga kjo javë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që keni pasur me Dem dhe me Bricjapë janë perfekte kurse një njohje që të kthehet në lidhje serioze duket se është me Ujorë.

Virgjëresha

Jeni në dilemë për disa çështje por mund të keni mundësi shumë të mira tani deri në rritje rroge. Keni një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar ekonominë. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujorë dhe Dem janë idealja kurse lidhjet me jetëgjatësi janë me Peshk dhe Akrep.

Peshorja

Kanë pasur një ndarje në dhjetor por ajo ndarje është dashurie dhe ka një rikithim. Ribashkimi mund të fillojë nga e mërkura. Ndërsa në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me disa gjëra të largëta që lidhen me jashtë, do të bisedohen sepse puna dhe dashuria shkojnë bashkë tek shenja juaj.

Akrepi

Keni një ndikim shumë të mirë dhe një nga mundësitë që do të keni do të jetë stabilizimi në karrierë dhe në dashuri. Në dashuri pak vëmendje duhet të bëjnë me Dem ose me Gaforre, kurse me Virgjëreshë dhe me Dash është idealja.

Shigjetari

 Këtë javë do të fokusoheni më tepër në ekonomi dhe aty do të investoni. Është një mundësi shumë e mië tani në stabilizmin e gjërave që do të bëjnë. Keni kohën më të përshtatshme për një punë të re ose një punë stabël që do të nisni. Në çështjet shpirtërore pak vëmendje me Luan dhe me Peshore kurse idealja për një lidhje duket se është me Bricjap dhe Gaforre.

Bricjapi

Këtë javë është java e vitit për ju. Bricjapët në bashkëpunim nëse bëjnë një punë me Gaforret është perfektja. Dhe në lidhje me çështjet shpirtërore kanë ndikime shumë të mira me Gaforre dhe Binjakë.

Ujori

Është momenti të kujdeseni më shumë për veten. Është momenti tani në fushën e punës, karrierës, ndryshimet që do të bëhen tani sepse kanë mundësinë për marrjen e pasurisë.

Peshqit

Për këtë javë mund të dalin të parët në biznes. Është koha më ideale për ju për bërjen e dokumentacioneve. Në çështjet ekonomike nuk ka vend për t'u shqetësuar sepse janë të dhënë pas punës dhe janë pozitive. Por duhet të jenë të vëmendshëm në çfarë duan të bëjnë sepse mund të kenë keqkuptime por janë kalimtare, nuk asgjë për tu shqetësuar. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore lidhjet me Akrep, Binjakë janë ideale, ndërsa me Gaforre dhe Peshore duhet pasur kujdes.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich