Arti bën mirë për mendjen por edhe për fizikun. Studimi është realizuar me 192 pacientë të cilët janë pyetur nëse kanë qenë adhurues të pikturës, muzikës, apo teatrit.
Këto pyetje janë realizuar për të parë jetën e tyre, para dhe pas incidentit. Rezultatet kanë qartësuar se adhuruesit e artit gëzonin shëndet më të mirë, ishin më shumë energjik dhe hasnin më pak vështirësi për të shërim sa më të shpejtë.
Për më tepër, ata ndjeheshin më të qetë, më pak depresiv, dhe kishin një kujtesë më të pasur dhe komunikonin më mirë në krahasim me personat që nuk ishin të interesuar për artin. Gjithashtu, edhe dekorimi i ambienteve spitalore, vendosja e televizioneve, DVD për pacientët janë të gjithë elementë, që sipas studimit mund të kontribuojnë për përmirësimin e shëndetit të pacientëve të shtruar.
(b.gj/shqiptarja.com)