Ndikimi rus dhe integrimi euroatlantik i Ballkanit diskutohet në kongresin amerikan

Ndikimi rus dhe integrimi euroatlantik i Ballkanit diskutohet në kongresin amerikan

Kongresi i SHBA

Kongresi amerikan ka zhvilluar një seancë dëgjimore për rajonin e Ballkanit ku ka diskutuar për procesin e integrimit euroatlantik të Ballkanit. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë angazhimin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, u shprehën pjesëmarrësit në një seancë dëgjimore të zhvilluar dje në nën komisionin për Evropën të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Pjesëmarrësit theksuan se njëzet e tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, qëndrueshmëria e rajonit po kërcënohet nga ndikimi i dëmshëm nga faktorë të jashtëm, mungesa e përparimit në procesin e integrimit euroatlantik dhe konfliktet e pa zgjidhura. Matthew Palmer, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, i ftuar për të dëshmuar në seance, tha se Rusia është kërcënimi më i madh i jashtëm ndaj vendeve të Ballkanit. 

“Aktori i jashtëm, për të cilin jemi të shqetësuar në këtë kohë është Federata Ruse. Qëllimet e tyre, jo vetëm në Bosnje, por në të gjithë rajonin, në thelb janë në kundërshtim me qëllimet tona. Ne po punojmë për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, ndërsa në të njëjtën kohë, rusët po punojnë për mbjellë mosbesim dhe konflikt. Kjo është shqetësuese për ne. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me fushatën ruse të dezinformimit dhe mbështetjen ruse për grupet në Bosnje që po punojnë në shkatërrimin e identitetit të vendit”.

Matthew Palmer, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore

Pavarësisht se rajoni nuk është aktualisht i kërcënuar nga një konflikt i dhunshëm, mos angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu kundërvënë ndikimit të jashtëm dhe për të trajtuar problemet e tjera mund të krijojë kushtet për konflikt në të ardhmen, thanë pjesëmarrësit.

“Nuk mund të rrimë mënjanë dhe të presim që Bashkimi Evropian të zgjidhë problemet. Përvoja ka treguar se Evropës i mungon vendosmëria politike për të udhëhequr dhe angazhimi ynë aktiv tani, do të pakësonte shanset për ndërhyrje më sfiduese në të ardhmen”. 

Dana Rohhabacher, kryetar i nën komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë

“Politika e Jashtme amerikane në Ballkan në 20 vitet e fundit është përqëndruar në arritjen e stabilitetit me çdo kusht, në vend që të vendosim parandalimin e konfliktit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në qendër të angazhimit tonë me rajonin. Si rezultat, pas marrëveshjes së Dejtonit konflikti në Ballkan mbetet ende i pazgjidhur”, tha Shirley Cloye DioGuardi

Korrupsioni dhe institucionet e dobëta janë një sfidë tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që thekson nevojën për një angazhim më të madh amerikan dhe evropian për të ndihmuar rajonin në trajtimin e këtyre sfidave, thanë pjesëmarrësit./Zëri i Amerikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së