Ndiqej nga policia, shoferi i vë flakën
makinës me 250 kg kanabis

Ndiqej nga policia, shoferi i vë flakën<br />makinës me 250 kg kanabis
GJIROKASTËR - Bllokohet trafikimi i 250 kilogramë kanabis sativa nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa shoferi i makinës është larguar duke përfituar edhe nga errësira. Burime zyrtare nga uniformat blu të Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, makina që transportonte lëndën narkotike si pasojë e ndjekjes nga policia dhe shpejtësisë së madhe ka dalë jashtë rruge.
 
Drejtuesi i makinës me inicialet R. B., 28 vjeç, duke parë se nuk kishte rrugë shpëtimi i ka vënë flakën makinës duke djegur edhe lëndën narkotike. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
 
Specialistët e Sektori Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës kishin marrë informacione se një automjet tip Volvo me targa greke YKP 3974 po transportonte një sasi rreth 250 kilogramë kanabis sativa nga Lazarati në drejtim të kufirit jeshil me destinacion Greqinë.
 
Rreth orës 03:20, automjeti është konstatuar se po lëvizte me shpejtësi të madhe në aksin rrugor në drejtim të Jergucatit. Në ndjekje të automjetit janë vënë specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve.

droge e djegur
(Foto: Lënda narkotike e djegur) Foto të tjera
 
Drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë dhe përballë fshatit Jergucat makina ka dalë nga rruga , ku drejtuesi i automjetit i ka vënë flakën makinës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Specialistët Antidrogës kanë njoftuar menjëherë Zjarrfikësen , por automjeti dhe sasia më e madhe e lëndës narkotike është djegur.
 
Automjeti nuk kishte sediljet e pasme por kishte pako me lende narkotike ne vendin e sediljeve. Ndërkaq policia po vazhdon kërkimet kapjen e autorit i cili është i identifikuar dhe për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë. Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime te mëtejshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim