Ndizen dritat e festave në Lezhë, fëmija i ‘veçantë’ që u përzgjodh për t’i dhënë pamje tjetër qytetit (VIDEO)

Si për të ndezur dritën e shpresës, një fëmijë nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ishte përzgjedhur për të ndezur dritat e festës në qytetin e Lezhës.

Ka qenë një vajzë që shtypi butonin, për të ndezur dritat e festës të qytetin në Lezhë, duke i dhënë kështu një pamje tjetër qytetit, pas goditjes që pësoi me 26 nëntori nga tërmeti.

Qindra qytetarë të moshave të ndryshme, morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu premtoi se familjet e prekura do të kenë mbështetje nga institucionet vendore dhe qendrore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arba: 12/12/2019 13:40

    Ketej nga Vlora do ndizet gje , apo jane te ndezur vete vlonjatet . Kryetari ka humbur , Bashkia sdi ku ka koken edhe lum si Vlora per Kryetar qe ka.Atij i kish humbur vula me kohe po meqe kemi KM deputet mbase i jep nje dru te mire Kryetarit dhe e zgjon nga gjumi i dimerimit . Po ver ndonje poce o Kryetar, ndricoje qytetin e jepi pak atmosfere feste mos u mbur me veren .Iku vapa me gushtin tani pervish menget e bej ndonje pune .Imagjononi te kish rene termnet ne Vlore ,ky vulhumburi do strukej vete nen germadha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki