Himara, Saranda dhe Belshi i ndezën sonte dritat e pemës së fundvitit të vendosur në qëndrat e qyteteve të tyre, duke sjellë një atmosferë festive në këto qyete.
Himara ndezi dritat e festave dhe të pemës së Krishtlindjeve, në një atmosferë festive të krijuar edhe nga fëmijët e shumtë në shesh, por edhe nga qytetarë të Himarës aktiviteti ka startuar me zërin e mrekullueshëm të vogëlushëve në një koncert festiv.
Kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, ndërsa ka kryer edhe numerimin mbrapsht duke ndezur edhe dritat e pemës në sheshin kryesor të qytetit ka uruar të gjithë qytetarët e Himarës por edhe të gjithë shqiptarët për festa të gëzuara.
‘Krishtlindja në Himarë vjen me zërin e fëmijëve, me dritat dhe me tryezat e mbledhura rreth familjes. Dritat që po ndezim sonte janë më shumë se dekor, ato janë një përqafim për çdo familje dhe një kujtesë se drita nuk mungon kurrë edhe kur rruga bëhet e vështirë. Ju urojë nga zemra gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri me paqe dhe me begati në çdo familje’, tha ai.
Edhe Saranda, me një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocion, ndezi mbrëmjen e sotme dritat festive që shënojnë nisjen e sezonit të fundvitit në qytetin bregdetar.
Në ceremoninë e organizuar në Shëtitoren buzë detit mori pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili uroi të gjithë qytetarët për festat. Së bashku me fëmijët e pranishëm, ai bëri numërimin mbrapsh për ndezjen e dritave, duke krijuar një skenë festive që u shoqërua me duartrokitje dhe gëzim.
Ndërkohë, edhe Bashkia Belsh ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimeve festive në pedonalen e qytetit. Fëmijët performuan me këngë, recitime dhe valle pranë pemës, duke sjellë atmosferë gëzimi për të gjithë të pranishmit.
Bashkia Belsh ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimeve festive në pedonalen e qytetit. Fëmijët performuan me këngë, recitime dhe valle pranë pemës, duke sjellë atmosferë gëzimi për të gjithë të pranishmit.
Momentin e numërimit për ndezjen e dekorit e realizuan së bashku fëmijët, prindërit dhe nënkryetarja e Bashkisë Belsh, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të festimeve të fundvitit në qytet.
Me një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocion, Saranda ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat festive që shënojnë nisjen e sezonit të fundvitit në qytetin bregdetar.
Në ceremoninë e organizuar në Shëtitoren buzë detit mori pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili uroi të gjithë qytetarët për festat. Së bashku me fëmijët e pranishëm, ai bëri numërimin mbrapsh për ndezjen e dritave, duke krijuar një skenë festive që u shoqërua me duartrokitje dhe gëzim.
Shefja e kabinetit në Bashkinë Sarandë, Eliana Shkurti, u shpreh se qyteti po ndërton prej disa vitesh një traditë të re për festat e fundvitit, ku përfshihet edhe tregu i Krishtlindjeve, një koncept që dikur dukej i paimagjinueshëm për Sarandën.
Sipas saj, Saranda po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion që ofron jo vetëm plazhe gjatë verës, por edhe aktivitete kulturore e festive në stinën e dimrit.
“Gjatë gjithë këtyre netëve do të ketë aktivitete muzikore dhe kulturore, për të kaluar mbrëmje të këndshme dhe për ta shndërruar Sarandën në një vend tërheqës për festat e fundvitit”, u shpreh Shkurti.
Ndriçimi i pemës së Krishtlindjes, dekorimet shumëngjyrëshe dhe tregu festiv në shesh krijuan atmosferë të veçantë, duke mbledhur familje, të rinj dhe vizitorë që po i shijojnë ditët e para të festimeve.
Saranda, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe mikpritjen, duket se këtë vit po i shton edhe më shumë shkëlqim fundvitit, duke u ofruar qytetarëve një hapësirë të gëzueshme dhe të mbushur me energji pozitive.
Komente









