‘Ndizen’ tensionet mes dy vendeve, ish zv/ministri i Jashtëm i Kosovës për Report Tv: Falë Kurtit Serbia po viktimizohet

Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë po hyjnë në një nivel tjetër acarimi, gjendje kjo që u bë e qartë më 13 shtator nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë të posaçme, presidenti serb shpalosi 7 kërkesa, si parakushte të domosdoshme për një përparim në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: shpalljen e zgjedhje në veri dhe tërheqjen e njësive speciale, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe funksionet gjyqësore, asosacionin, lirimin e të burgosurve politikë dhe kthimin e dinarit.

Aludimet e mediave serbe se Beogradi synon ripushtimin e Kosovës u konfirmuan nga Vuçiç, i cili tha se ky skenar ka qenë pjesë e diskutimeve të brendshme. 

Sipas një dokumenti që iu shpërnda mediave para daklaratës së Vuçiç, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për “paligjshmërinë” e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Pas këtyre zhvillimeve kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sheh planin e Serbisë për sulme të tjera paramilitare dhe terroriste, duke përdorur si arsyetim lajme të rreme dhe fushata dezinformuese me mbështetjen e Rusisë.

Megjithatë, qasja e Kurtit karshi Serbisë, po kritikohet edhe brenda Kosovës. Ish- zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha në një intervistë për Report Tv tha se Serbia po viktimizohet.  

‘Vendimet e qeverisë Kurti, lidhur me komunitetin serb në veri, i kanë dhënë mundësinë Serbisë të viktimizohet në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Deklaratat e Vuçiç u kritikuan nga ndërkombëtarët. Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, thotë se Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme, por kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur

Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan Torres në rrjetin social X.

Pavarësisht deklaratave e veprimeve të njëanshme, Brukseli vazhdon rolin si pikë përbashkuese e 2 palëve, për uljen e tensioneve.  Media Radio Evropa e Lirë njofton se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Por nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen vetëm takime bilaterale të të dy delegacioneve me emisarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 15/09/2024 12:39

    Si thua ti ish...A do ishte e udhes qe ti leshohet Veriut i Mitrovices Serbise?Sepse keshtu nuk mund te viktimizohet.Se dyti,solmi ne Banjskes a nuk mund te klasifikohet si lufte clirimtare si lufte per mbrojtjen e komunitetin serb?Sepse keshtu nuk viktimizohet Serbia.Se fundit,a nuk do ishte e udhes te kthehej kosova ne krahinen autonome te shtetit serb? Sepse keshtu nuk viktimizohet Serbia,sepse kosoven e Ka per zemer.Sepse kosova u okupuan nga Ushtria agresive kriminale e quajtur UCK.Sa do ta qetsojne Vucicin keto fjalet e tua,do shpetojne Serbine nga viktimizimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!