Sonte është radha e Juventus-Napoli. Kampionët dhe nënkampionët e sezonit të shkuar dhe rivalët direkt të viteve të fundit në Serinë A përplasen që në javën e dytë. Në Torino, bardhezinjtë sërish nuk do kenë Sarrin në pankinë për shkak të sëmundjes ndërsa pritet spektakël pasi dy ekipet e kanë nisur me fitore.
Probleme për Juven pasi mbrojtësi Chiellini është dëmtuar dhe do mungojë për muaj të tërë. Vendin e tij do ta zërë De Ligt që do të bëjë edhe debutimin. Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë me atë që u përballëm me Parmën me Higuain në fushë e Dybala sërish në stol. Giovanni Martusicello zëvendës trajneri e cilëson përballjen me Napolin një ndeshje shumë të rëndësishme me objektivin e vetëm për të fituar.
“Jemi kompetitivë dhe në Torino ndaj Juves do luajmë me personalitet”. Kështu e paraqet sfidën e mbrëmjes së sotme Carlo Ancelotti trajneri i Napolit që në fushë do zbresë thuajse me të njëjtin formacion që mposhti Fiorentinën javën e kaluar. Blerja e re Hirving Lozano do ta nisë nga pankina ndërsa i dëmtuar është Milik. Juve-Napoli premton spektakël dhe starton në 20:45./ Përgatiti Andi Kapxhiu