Paparacët përballen gjithnjë me vështirësi në realizimin e punës së tyre, madje ndonjëherë dhe humbin jetën. Kjo ka ndodhur me një paparac që ishte duke ndjekur për të fotografuar këngëtarin Justin Bieber.
Ai kishte ndjekur Ferrarin e 18-vjeçarit, kishte realizuar fotot ndonëse Bieber nuk ndodhej në makinën e tij. Në çastin që ishte duke u kthyer në automjetin e tij, një makinë e cila vinte me shpejtësi e ka shtypur duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angelos dhe personi ka ndërruar jetë ndërkohë që po transportohej në spital. Bieber ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke thënë: “Derisa unë nuk isha i pranishëm e as i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aksidentin tragjik, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e viktimës”, -është shprehur Bieber.
Ky nuk është aksidenti i parë në të cilën përfshihen paparacë apo gazetarë në krye të detyrës.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com