Siç mëson ‘A1 Report”, një polic me motor është përplasur me një furgon me targë AA 9781 J, të cilin e ndiqte pasi nuk dispononte dokumente të lëvizjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Vangjel Noti" pranë zonës së njohur si “Josif Pashko” në Tiranë, sot pasdite (15.02.2014), rreth orës 17:20.
Sipas informacioneve, polici ka bërë thirrje që furgoni të ndalonte, por drejtuesi nuk ka zbatuar urdhrin duke vijuar lëvizjen.
Pranë një kthese tek rruga “Josif Pashko”, motori i policisë është përplasur duke u rrëzuar në rrugë por për fat të mirë pa pësuar dëmtime.
(Në foto: Motori i policisë i përplasur me furgonin, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
(Në foto: Automjetet e policisë që mbërritën në vendngjarje, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
Redaksia online
(esh/a.ç/shqiptarja.com)