Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 22 shkurt, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores në Tiranë. Rreth orës 22:30, nga një automjet është qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për të identifikuar dhe kapur autorin e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë konfliktuar, njëri është larguar me automjet, ndërsa tjetri e ka ndjekur dhe ka qëlluar me armë drejt tij

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policise

Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i  Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër.  Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.