VIDEO/ Ndjekje si në filma, policia i shkon nga pas motorit, bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë

TIRANË- Një drejtues motori ka sfiduar hapur policinë mesditën e kësaj të hëne.

Ai është kapur duhet bërë gara shpejtësie e duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë e këtë nuk e ka ndalur as kur në ndjekje i është vënë makina inteligjente.

Ndjekja ka vijuar për disa minuta, siç mund të shihet edhe në pamje, dhe "lumturia" e drejtuesit të mjetit ka përfunduar aty. Policia e ka bënë në pranga 33-vjeçarin me inicialet S. K., ku u zbulua dhe nuk kishte as patentë.

"Makina inteligjente ndjek dhe kap motomjetin që bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip Kaëasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës