“Ndjeva sikur s’ia kisha dalë në jetë”, Michelle Obama flet për herë të parë për dështimin e fëmijës

“Ndjeva sikur s’ia kisha dalë në jetë”, Michelle Obama flet për herë të parë për dështimin e fëmijës

Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle

Michelle Obama pas dy ditësh do të publikojë librin e saj me titull “Becoming”. Mbrëmjen e kaluar në ABC News, gruaja e ish-Presidentit të Amerikës, Barack Obama rrëfeu disa detaje të pathëna nga jeta e saj personale, siç është dështimi i fëmijës që i ndodhi 20 vite më parë.

“Ndjeva sikur s’ia kisha dalë në jetë sepse nuk dija asgjë mbi dështimin e një fëmijë; kjo për shkakun se nuk flasim zakonisht rreth kësaj. Zhytemi në dhimbjen tonë duke menduar se jemi të shkatërruara totalisht. Është e rëndësishme të flasim me nënat e reja mbi faktin se dështimet ndodhin,”- tregoi 54-vjeçarja.

Më tej Michelle rrëfeu se bëri fertilizimin in-Vitro e shtyre nga ora biologjike.

“Isha 34-vjeçe kur kuptova se puna e orës biologjike është e vërtetë dhe se prodhimi i vezëve është i limituar. Mendoj se është gjëja më e tmerrshme që bëjmë ne gratë ndaj njëra- tjetrës, të mos treguarit të vërtetën mbi trupat tanë dhe se si ata funksionojnë,”- tha zonja Obama.

Vetë ish-presidenti tregoi se si seancat e konsultimit u kishin ardhur në ndihmë në periudhën kur ai shoqi iu bashkua legjislaturës shtetërore dhe Michelles i duhej të përballonte shtatzëninë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë