Ndoc Partia- 'O Edi Rama' Unë dhe gjarpri… 

Ndoc Partia- 'O Edi Rama' Unë dhe gjarpri… 

Shirokë

Të darkosh në shtëpinë e dajës tim, një katolik i mirë që s’ka gjë me priftat, por nuk i dëgjon, burrë që u ngjason të moçmeve, është sa aventurë e rrezikëshme për çka do të nxjerrësh nga goja, aq edhe relaks. Nga fiset më me emër, Gazullorët, në Dajç të Zadrimës, dikur territor i Shkodër, nën ndikimin e austriakëve, sot në administrimin e Lezhës, njera shtëpi është aty ku unë nuk rresht së shkuari. Jo vetëm për tu mbushur me oksigjen e për të fjetur gjumë pa u zgjuar natën, por për të luajtur mes batutash e bisedash të këndëshme.

Në këtë hapësirë shfaqet edhe Ndoc Partia, mengjesin tjetër, pas një nate të zhurmëshme në shtëpinë e dajës tim. Kam përshtypjen akoma nuk isha zgjuar mirë, kur ai erdhi. Me vete kishte edhe të shoqen, një grua e urtë mirditore, qellimi i së cilës ka të bëjë më Ndocin:- Ai të jetë mirë. Ndoc Partinë e kisha degjuar që fëmijë, dhe nuk mu desh shumë kohë ta kujtoja.

Eshtë nga ata njerëz që nuk i fshehin qellimet e tij. Duke qënë se me zë të lartë ka mbrojtur bindjet majtiste, e gjithë zona e thërret “Ndoc Partia”. Ai është aty ku duhet të mbrojë liderin e partisë së tij, është kur duhet të festojë, apo të kundërshtojë humbjet e partisë. E bënë kaq natyrshëm, saqë jo vetëm nuk mërzitet kush me të, por edhe mezi e presin për pak kohë të shkëmbejnë batuta apo të bëjnë hoka ( shaka) me njeri tjetrin. Kësaj here isha unë.

Daja do të blinte fidanë bostani ( shalqi) në tregun e Vaut të Dejës, në fshatin Shelqet; kurrë nuk e kisha vizituar më parë. Por pa kuptuar edhe vetë u gjenda pas tyre, dhe Ndoc Partia shofer. Një rrugë kaq e bukur mes gjelbërimit që bashkon fushat dhe kodrat e zonës së Lezhës me atë të Shkodrës. Para meje, Ndoc Partia: Edi Rama, Edi Rama. Këtë mundësi levizje të asfalt, ia atribonte liderit të tij, dhe Ndoci ishte shumë i lumtur që fitorja në zgjedhje ishte aq e thellë, jo vetëm në Lezhë. Daja im, një ish themelues i PD, pasagjer, aq sa e ngacmonte, aq qeshte me Ndocin, kur mbrohej: E mor Edi Rama- me zë të lartë herë pas here. E meqë në makinë isha dhe unë (mbesa, fshati i nënës time), i duhej të më tregonte pse betohej për liderin. Çdo fshat ashtë i lidhun me rrugë t'asfaltume, e shikon, më thotë. Janë vetëm 5 njerëz, i them.

Po kanë ik, thotë, dhe fëmijët e mi, po unë eci këtu. Për momentin mu duk sikur më hodhi në tokë. Por nga dëshira për tu ngacmuar me të, i thashë- shumë fituat, 120 përqind, hahahahha- lëshoi një të qeshur të madhe, dhe prapë - o Edi Rama. Qesha dhe unë po aq sa ai. Ndoci është pjesë një bashkësie në harmoni. Në ngastrat e tyre të vogla mbjellin ndonjë perime, pjesën tjetër e plotësojnë fëmijët nga jashtë. Në zonën e Ndocit dhe të dajës tim, PS humbi me 50 e ca vota, jo shumë për shkak të mos këmbënguljes së socialistëve por për atë që aty nuk ka njerëz.

Ndoci dhe të tjerë aty, dinë shumë gjera çfarë ndodhi në zgjedhje, ashtu sikur çfarë “ziejnë për darkë”. Se dikush pagoi e solli nga diasporta, apo se dikush tjetër nuk diti ti ruajë ato, aq sa edhe e braktisën, në këtë tokë të bukur sherret kalojnë shpejt, madje as nuk lindin. Ata kanë batutën për të fituar mbi atë që shumkujt u duket shqetësuese.  Ndoc Partia- i bëjnë zë- njeherësh në tregun e Shelqeit në Va’ Dejës, një treg aq i lodhur por disi jetik për vendasit. I gëzoshi votat- i thotë njëri- plaku duhet me ikë- i thotë tjetri. Ndoci nuk debaton, nuk replikon. O Edi Rama…. vazhdon ai me atë dashuri sa finoke dhe argëtuese për partinë.

Pasi kryem punë e temperatura dukej 40 gradë plus, morën kthimin. Kur gjithçka blemë në Vaun e Dejës, e i sistemuam, u desh ajo ulje falenderuese dhe relaksi, sikur kishim punuar një javë në miniera. O Ndoc Partia - i thirr dikush akoma me zë më të lartë se pak më parë në treg. Lokali me sipërfaqeje marramendese, por që arredimi të njofton se aty bëheshin dhe dasma emigrantësh, është vendi, ku burrat e fshatit mblidhen për një birrë apo gotë raki. Është nga ato bukuritë e fermave të hershme me muzikë Country në Teksas. Me vetem një ndryshim, që disa rrugë janë shtruar me asaflt.

Dhe kobure, sidomos në fshatin tim nuk ekspozohen. ‘Pse pin mor hor…., dhe sikur mos tu njohësh batutën, për një moment do të mendosh, si mblidhen këta njerëz kur nuk lenë gjë pa i thënë njeri tjterit…. Për pak harrova. Në kthim, në rrugën e bukur të shtruar për Ndocin, del një gjarpër. Ndoc Partia nuk pyeti për ulërimën e grave në makinë, por ktheu timonin. Unë nuk pata kohë ti them, mos e vrit….

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale