Ndocaj: Jeni bandë hipokritësh! OSHEE: Na detyrohesh 25 mln lekë

Ndocaj: Jeni bandë hipokritësh! OSHEE: Na detyrohesh 25 mln lekë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, akuzon OSHEE -në si bandë hipokritësh të mbushur me militantë partie, e cila sipas tij ka lënë në errësirë 20 mijë banorë të Bashkisë së Lezhës. Përmes një statusi në Facebook, Ndocaj ka shpërthyer në akuza ndaj OSHEE. "OSHEE është sektori më i dështuar në Lezhë, u bëj thirrje të gjtihë banorëve të kësaj zone të majtë dhe të djathtë të mblidhen përpara zyrave të OSHEE në Lezhë e t'i shkundim këta hipokritë", shkruan Ndocaj në Facebook. 


(Postimi i Ndocajt në Facebook)

Por OSHEE i kujton ish-deputetit detyrimin që ka për të paguar, ku janë jo pak por plot 25 milionë lekë të vjetra fatura energjie të papaguara në 17 apartamente në pronësi të Ndocajt. Ky është një problem i vjetër i Ndocajt me fatura energjie të papaguara të cilit siç edhe kuptohet do t'i duhet të përballet sërish me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.


(Apartamentet e Ndocajt në Shëngjin pa energji elektrike)

Rreth një vit më parë OSHEE ndërpreu furnizmin me energji të apartamenteve të Ndocajt, duke e lënë atë në errësirë. Pikëpyetje mbetet nëse edhe këto ditë të ftohta fundmarsi Ndocaj po i kalon në errësirë apo jo dhe mllefin e tij e ka shfryrë në rrjetet sociale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 25/03/2018 00:49

    AKUZAT e oshese jane te pa bazuara si ka mundesi njerez te thjeshte qe skane paguar FATUREN e elektrikut kane perfunduar ne burg dhe ndocaj armiku I Rames eshte I lire ? KETO AKUZA DUKEN PERALLA ME MBRET TE MILITANTEVE KOMUNIST TE ED RAMES

    Përgjigju
  • Fredi: 24/03/2018 21:39

    OSHEE nuk ka perse ti pergjigjet ketij deficenti qe flet per inteligjence. OSHEE duhet te zbatoje ligjin duke hapur proces gjyqesor dhe duke kerkuar urdher ekzekutimin per permbarimin. Na tregoni qe ky idiot ka 25 milion leke borxh shtetit kur ne te tjeret kemi frike se mos kalon muaji pa paguar? Kesaj i thone te talleni me taksat dhe djersen tone. Perse ligji vetem per njerezit e thjeshte zbatohet qe mbushet burgjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka