Ndodh çudia në Kosovë! Nëna lind foshnjën e vdekur, infermierja ngatërrohet, i çon fëmijën tjetër si të sajin

Ndodh çudia në Kosovë! Nëna lind foshnjën e vdekur, infermierja ngatërrohet, i çon fëmijën tjetër si të sajin

Klinika gjinekologjike në Kosovë

Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, një infermiere ka ngatërruar familjen që do t’i jepte foshnjën. Por, ngjarja është akoma më e rëndë, pasi njëra nga foshnjet lindi e vdekur, ndërsa nënës së foshnjës së vdekur, infermierja i çoi foshnjën e nënës tjetër.

Njëra prej grave shtatzëna është paraqitur në spital me komplikacione, ku mjeku i rastit shpjegoi se evidentimi i vdekjes së foshnjës ishte i pamundur për t’u bërë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekësve, ata nuk kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën. Pacientja nuk ishte informuar që foshnja e saj kishte lindur pa shenja jete, pasi kishte qenë në anestezi lokale. Infermierja ka dalë nga salla me foshnjën që gëzonte shëndet të plotë në duar, dhe ia ka prezantuar pacientes si fëmijën  e saj.

Për këtë rast është bërë denoncimi në polici për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në spitalin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai tha se foshnja ka lindur me prerje cezariane dhe sipas tij, nëna e foshnjës ka qenë në gjendje të rëndë. Ai tha se kanë ndërhyrë me urgjencë në lidhje me rastin, mirëpo foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndrejaj tha se gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja  që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja saj nuk do të mbijetonte. Si fillim nuk dihej arsyeja e aktit të infermieres, por në një komunikatë për media nga Drejtoria e ShSKUK, kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

“Deri te ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet,  keqinformuar prindërit”, thuhet në komunikatë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja