Ndodh, edhe kryeministri britanik
harron vajzën në pu

Ndodh, edhe kryeministri britanik<br />harron vajzën në pu
Kryeministri Britanik harron vajzën 8 vjeçare në pub. Tabloidi britanik “The sun” zbulon ekskluzivisht historinë e pazakontë, dhe orët e tmerrit të kryeministrit Kameron kur të dielën pasi ishte kthyer në shtëpi nga një dreke me miq të familjes, dhe argëtimit në pub, kishte kuptuar se nuk kishte vajzën me vete.
Nensi ishte harruar në banjon e pubit.

Të tmerruar janë kthyer në pubin “Plough Inn in Cadsden” në Bucks dhe kanë gjetur Nancyn shëndosh e mirë, në duart e stafit të pub.

Kameron me 3 fëmijët e tij, Nancy dhe Artur, 6 vjeç dhe Flerence 22 muajsh po hanin drekë së bashku me dy familje në Plough Inn. Kryeministri ishte larguar me makinë për në shtëpi, i shoqëruar dhe me nga një numër i madh bodigardësh, duke menduar se Nensi ishte në makinën e dytë së bashku me Sam dhe fëmijët e tjerë.

Ndërkohë që Sam mendonte se Nensi kishte hipur në makinën e të atit. Pasi kishin kuptuar që nuk ishte me ta, janë kthyer në pub dhe kanë gjetur Nensin shëndosh e mirë pranë stafit. Nensi qëndroi larg shtëpisë 15 minuta.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja