Ndodh mrekullia, 13 vjeçari zgjohet nga koma, 1 ditë para se ti fiknin aparaturat

Ndodh mrekullia, 13 vjeçari zgjohet nga koma, 1 ditë para se ti fiknin aparaturat

Trenton McKinley, 13 vjeçari i zgjuar nga koma

Një 13 vjeçar nga Alabama e SHBA-ve, i cili u deklarua i vdekur, rifitoi vetëdijen 1 ditë para se ti shkëputeshin aparaturat të cilat e mbanin në jetë.

Trenton McKinley, 13 vjeç, pësoi trauma të rënda të trurit në një aksident me makinë, nga i cili mjekët besonin se ai nuk do të shërohej. Prindërit e tij kishin firmosur dhurimin e organeve për 5 fëmijë të tjerë në nevojë për transplant.


(Trenton McKinley, 13 vjeçari i zgjuar nga koma)

Fëmija pësoi shtatë fraktura të kafkës në mujin mars, kur u dëmtua në një aksident rrugor.

E ëma e 13 vjeçarit, Jennifer Reindl tha se djali i saj kishte kaluar disa operacione, duke pësuar arrest kardiak dhe mosfunksionim të veshkave. Mrekullia ndodhi, Trenton u zgjua nga koma një ditë para se atij ti shkëputeshin aparaturat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025