Dy punonjës amerikanë që ishin të infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikë, kanë dalë nga spitali në Atlanta pas trajtimeve pothuajse tri javore. Një zyrtar në Spitalin Universitar, Emory ka nënvizuar se dalja e tyre nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.
Dr. Kent Brantly, 33 vjeçar, e ka quajtur këtë një “ditë të mrekullive”. Brantly e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference me gazetarë pak para daljes nga spitali.
Pacientja tjetër, Nancy Eritebol, 59 vjeçare, është liruar më datën 19 gusht. Brantly dhe Eritebol i janë nënshtruar një trajtimi eksperimental, të quajtur, Zmapp.
Nuk dihet nëse medikamenti iu ka ndihmuar në shërim, apo ata thjeshtë janë bërë vet më mirë. Trajtimi nuk është testuar në njerëz ende.
Shpërthimi i virusit të Ebolas, deri më tani ka marrë jetën e mbi 1300 personave në Afrikën Perëndimore. Për këtë virus, ende zyrtarisht nuk ka një vaksinë apo trajtim shërues.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com