Duket se familja Kadiu në qytetin e Durrësit e ka parandjerë marrëveshjen politike mes PD dhe PS që u nënshkrua vetëm pak ditë përpara sesa u publikuan listat e PD për deputetë.
E ku më mirë se në Durrës do të reflektohej kjo, ku e dyta dhe e sigurt deputete në parlamentin e ri për PD do të jetë Fatbardha Kadiu, e cila rezultoi se vjen nga një familje e majtë.
Shqiptarja.com disponon një video ku kryeministri shumë i qeshur dhe miqësor me një durrsak të njohur Bon Kadiun është shfaqur para pak kohësh, teksa ishte në një tur takimesh në qytetin bregdetar.
Sot e bija e tij rezulton që të jetë deputete demokrate e sigurt në parlament pas 25 qershorit. Çuditë ndodhin, por familja është mbi partitë, i ati socialist, e bija demokrate, por demokrate në parlament, por cilin do të votojë Bon Kadiu në 25 qershor?

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO