Ndodh në Fier/ 20-vjeçari aplikon për pasaportë me të dhëna të rreme! Të resë i vjedhin valixhen

Ndodh  në Fier/ 20-vjeçari aplikon për pasaportë me të dhëna të rreme! Të resë i vjedhin valixhen

Foto ilustruese

FIER - Një i ri shkoi për të aplikuar për pasaportë biometrike duke përdorur të dhëna të rreme. Ndaj E.R., 21 vjeç, janë referuar materialet në prokurori. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 21 vjeç, banues në Fier, pasi ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke përdorur të dhëna të rreme. 

Një 43-vjeçar  është shpallur në kërkim nga policia. I.R., banues në fshatin Drizë dyshohet se ka vjedhur valixhen e një 34-vjeçareje,  në të cilë kishte sende personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje. 

Një 49-vjeçar D.B., banues në Patos  u shpall në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Në Kuman një 34-vjeçare K.SH. ka kanosur me sende të forta një 48-vjeçare për motive të dobëta. Për këtë ngjarje ndaj saj janë referuar materialet në prokurori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për shtetasen K. Sh., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, pasi ka kanosur me sende të forta, një 48-vjeçare, për motive të dobëta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb