Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Kosovë. Tifozët e ekipit të Llapit kanë nxjerrë nga fusha ekipin e tyre,  pasi po humbte 1-3.  Disa biseda komprometuese para ndeshjes të zbuluara nga mediat bënë që tifozët të reagonin ashpër në tribunë, pasi ashtu sikur paralajmërohej ekipi i tyre po humbte.

Kur po zhvillohej minuta e 73 dhe Llapi po humbiste 1- 3 kundër Dritës, tifozëve iu sos durimi duke reaguar ashpër me sende të forta në fushë dhe thirrje “E shitët, e shitët, dilni jashtë, largohuni nga fusha”. Gjyqtari Genc Nuza duke parë gjendjen ndërpreu ndeshjen për herë të dytë .

Një sjellje për të cilën duhet të marrin shembull edhe sportdashësit tanë...