Trukimi për baste/ Olympiacos mund të zbresë një kategori më poshtë, pronari me COVID-19 rrezikon përjashtimin përjetë nga futbolli

Klubi më i sukseshëm në Greqi, Olympiacos, që ka fituar 44 kampionate, rrezikon të zbresë një kategori më poshtë për shkak se dyshohet se ka trukuar një ndeshje në vitin 2015. Bëhet fjalë për takimin Olynpiacos-Atromitos, e përfunduar me shifrat 2-1 dhe e hetuar më parë.

Së fundmi media greke SDNA raporton se një nga anëtarët e Kodit të Sjelljes në Greqi, ka arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme kundër klubit dhe presidentit të tij. Të dy klubet akuzohen për trukim me qëllim përfitimin e shumave të majme në baste. Referuar nenit 27 penalitetet nëse shpallen fajtorë janë shumë të rënda.

Olympiacos ka shumë gjasa që në këtë rast të zbresë një kategori më poshtë, ndërsa rrezikon edhe një gjobë prej tre million eurosh. Akoma edhe më i rëndë do të jetë dënimi për presidentin e klubit të Olympiakos, Evangelos Marianakis, që rrezikon të dënohet përjetë larg futbollit.

Marinakes është pronar i një rrjeti jahtesh që gjithashtu ka në zotërim edhe klubin anglez të Nottingam Forest. Në rast se gjendet fajtor, Marinakis që pak kohë më parë rezultoi pozitiv në testin ndaj koronavirusit, do të dëbohet edhe nga drejtimi i klubit anglez.

Për momentin mungon vetëm një vendim i departamentit të drejtësisë së EPO-s në federatën greke për të nisur gjykimi, gjë e cila pritet të ndodhë shumë shpejt. Sakaq nën zë dyshohet edhe për dy ndeshje të tjera të Olympiacos-it dhe një të Panathinaikos-it.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë