Në 200 vite, Akihito është perandori i parë në Japoni që dorëzon fronin. Parlamenti i ka dhënë lejen ligjore për të hequr dorë nga froni pas pretendimeve të 85-vjeçarit se nuk është i aftë për të kryer rolin e tij për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Froni do t’i kalojë djalit të tij princit të kurorës Naruhito. Naruhito do të ngjitet në fronin e Krizantemës të mërkurën, duke filluar kështu një epokë të re.
Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike. Ai është një simbol kombëtar, i cili ka krijuar një impakt mjaft pozitiv tek japonezët. Akihito njihet për dashamirësinë dhe ndihmën që ka dhënë për të sëmurët dhe të prekurit nga fatkeqësitë.