Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku ka njoftuar se për herë të parë Policia Ushtarake ka zhvilluar stërvitje të përbashkët me grupin e bordingut të Forcës Detare.
Qëllimi i stërvitjes mes Policisë Ushtarake me grupin e bordingut të Forcës Detare, është ndërveprimi në operacionet komplekse që mund të zhvillohen në det e në tokë.
“Për herë të parë Policia Ushtarake zhvilloi stërvitje të përbashkët me grupin e bordingut të Forcës Detare me qëllim ndërveprimin në operacionet komplekse që mund të zhvillohen në det e në tokë.”,-shkruan Xhaçka në Facebook.