Një konflikt mes një shtetasi polak dhe një shtetaseje ruse ka ndodhur në qytetin e Sarandës.
Policia thotë se ka nisur hetimet për 40 vjeçarin pasi për motive të dobëta ka dëmtuar pajisjet në banesën e fqinjës së tij ruse.
“Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak T. K., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa pajisje në banesën e një shtetaseje ruse (fqinje me të)”, njoftoi Policia e Sarandës.