'Ndodhi tragjedia, asnjë lajm', Big Basta ndan episodin në Zelandën e Re

'Ndodhi tragjedia, asnjë lajm', Big Basta ndan episodin në Zelandën e Re

Reperi Gerald Xhari, i njohur për publikun si Big Basta, pas rikthimit në Tiranë, ka folur për jetën në Zelandën e Re.

Arsyen pse në Shqipëri njerëzit janë më të stresuar ai e shpjegoi me një rast konkret.

Fatkeqësisht u ndodha në një moment shumë të vështirë në një shopping centre, ku një vajzë pati guximin që t’i shkaktonte vetes një tragjedi, pra të ndërronte jetë. Tani si shqiptarë, se isha në vitin e parë aty kur ndodhi. Hapa direkt telefonin për të parë portalet më të famshme në Zelandë, a po e japin këtë lajmin pavarësisht se e kisha 30 m larg. Pra ta dija dhe unë, kush ishte arsyeja, qysh tek… Shqiptarshe, siç bëjnë këtu. Që të japin dhe 70 analiza në darkë pse u bë. Asnjë lajm!

Edhe me kalimin e ditëve asnjë lajm për atë rast. Do të thotë që ato nuk duan që t’i pompojnë lajmet e këqija, nuk duan t’ju tregojnë njerëzve që shiko se dikush gjeti një zgjidhje për të shuar problemet. Nuk duan të përhapin të keqen. Kjo është një nga arsyet pse ne këtu në Shqipëri stresohemi dhe jemi tërë kohës të stresuar. Pavarësisht se kemi shumë gjëra të bukura gjatë ditës. Ne akoma mendojmë se lajm përbën e keqja! Atje mungonin këto gjëra. Lajmet e para ishin të bukura. Ne duhet të heqim dorë nga lajmet e këqija“, u shpreh ai, në Klan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 10/06/2024 19:47

    Ke shumë të drejtë o djalë. Jo në Zelandën e re, por askund nuk ndodh kjo. Ne sikur jetojmë për këto lajme të këqija. Shumë, shumë, këto janë lajme për gazetat lokale se si shqiptarë që jemi, duam të jemi të informuar, por KAQ!

    Përgjigju
    • Admira Connell: 13/06/2024 00:08

      Aq lajme te keqija ka non stop ne Zelande sa und kam vite qe nuk shikoj lame por sepse nje lajm nuk u botua nuk do te thote qw e pergjithshmja eshte ashtu .Vetem aksidente, vdekje, termite, paralajmerime cyclones, gangs, kapje kokaine, perplasje politics etc

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!