KINE- Mund të ngjajë e pabesueshme por edhe e vërtetë. Një fëmijë në Kinë arrin t’i shpëtojë mrekullisht rrezikut për t’u përplasur nga një makinë. Në një video të publikuar nga “FoxNews”, duket qartazi momenti kur një makinë kalon mbi një djalë të vogël, i cili ishte duke luajtur në rrugë. Por fatmirësisht, vogëlushi nga provinca Shandong ka arritur të qëndrojnë në mes të rrotave të automjetit dhe të shtrihet mjaftueshëm për të mos u dëmtuar nga shasia e makinës.

E megjithatë në pamje duket sesi makina në lëvizje zhvendos për disa metra vogëlushin. Por edhe pas kësaj, fëmija arrin të shpëtojë mrekullisht e të ngrihet duke u larguar me vrap.