Ndoj, Koordinator i PS me aleatët:
Asnjë punësim në shtet pa meritë

Ndoj, Koordinator i PS me aleatët:<br />Asnjë punësim në shtet pa meritë
TIRANE- Një ditë pasi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një tryezë me një pjesë të aleatëve të tij, koordinatori i sapozgjedhur Gjet Ndoj, në një intervistë për disa media është shprehur se “asnjë militant i aleatëve të vegjël të Socialistëve nuk do të punësohet në administratë pa meritë dhe pikë konktakti mes PS dhe të vegjëlve për konkurset e punësimit”.
 
Ndoj, njëheresh kryetari i Partisë Aleanca Arbnore, tha se kryesociaislisti e ka bërë të qartë se do të zbatohet me përpikëri Ligji i Nëpunësit Civil dhe do të trajtohet me kujdes administrata.
 
Gjeta ka shtuar po ashtu se ne tryezën e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, nuk është folur për poste konkrete.
 
Partia Socialiste shkoi në zgjedhje me 36 aleatë nga të cilët përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, vetëm partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” dhe partia “Kristian-Demokrate” arritën të siguronin mandate.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë