TIRANE- Partitë Demokristiane u bashkuan dje duke krijuar Uninoni Demokristian. Në një konferencë të organizuar në zyrat e Partisë Demokristiane të kryesuar nga Nard Ndoka, përfaqësuesit e katër partive kristiane në vend vendosën që të krijonin unionin demokristuan në mënyrë që ti hapë rrugë shkrirjes së tyre nën një fotmacion të vetëm politik.
Kryetarë të tyre ata zgjodhën Zef Bushatin, kreun e partisë Aleanca Demokristiane i cili ka një mandat një vjeçarë dhe pastaj do të bëhen zgjedhje për të përcaktuar sërish kreun e këtij unioni. Në total janë 4 parti të cilët kanë vendour për tu bashkuar. Por këtu lind një problematikë pasi Partia Demokristiane është në koalicion me opozitën ndërsaj Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut është në koalicion me mazhoracën.
I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, kreu i PDK-së Nard Ndoka theksoi se Uninoni Demokristian është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme dhe partitë pjesëmarrëse do të rrespektojnë marrëveshjet e nënshkruara me aleatët e tyre para zgjedhjeve të 23 qershorit. “Unioni Demokristian është një aleacë për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Ne do të vijojmë të respoektojmë marrëveshjet e nënshkruara me aleatët tonë”, theksoi Ndoka për gazetën “Shqiptarja.com”. Por krahas kësaj, ai nuk përjashtojë mundësinë që këto parti të shkrihen në një formacion të vetëm politik edhe përpara zgjedhjeve të ardhshme, por kjo sipas tij do të bëhet nëpërmjet votimeve në forumet e partive.
Poli i qendrës
Idea e krijimit të një poli të qendrës ndërmjet partive të spektirt Kristian duket se po merr jetë. Kjo pasi me bashkimin e formacioneve politike e cila do të pasohet ditën e mërkurë me krijimin e Senatit Demokrstian, pitet që edhe drejtimet e politikave të tyre të marrin një nismë ndryshe nga dy formacionet më të mëdha në Kuvend, opozita dhe mazhoraca.
Pavarësisht se nga rradhët e partive kristine janë dy deputet, Nard Ndoka me opozitën dhe Mark Frroku me mazhorancën, këto mund të shkrihen nën një parti të vetme dhe të ndërmarrin nisma “ndryshe” në Kuvend, diçka kjo e propozuar edhe më parë nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Por krahas kësaj, krijimi i një partie të re e cila ka në përbërje të saj dy deputet mund të shkakoi edhe një lëvizje tjetër në rradhët e partive të tjera parlamentare, gjë e cila mund të sjell edhe një rimodelim të numrit të deputetëve në të dy kahet, poztë dhe opozitë.
Marrëveshja
Sipas dokumetit të miratuar nga krerët e katër partive kristiane në vend, përcaktohen edhe mënyrat se si do të drejtohet ky union dhe politikat që ai do të ndjek. Konkretisht sipas marrëveshjes, kjo nismë është ndërmarrë edhe për shkak të rezultatit të zgjedhejve parlamentare ku u pa se partitë kristiane kishin elektratin e tyre, por ishte i përçarë ndërmjet koalicioneve dhe për rrjedhojë, ato nuk prodhuan dot një numër të lartë deputetësh, vetëm një të Mark Frrokut, ndërsa Nard Ndoka, pavarësisht votave të marra, doli deputet nga rradhët e PD-së. Drejtuesi i këtij unioni do të jetë një nga kryetarët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes. Në mandatin e parë një vjeçarë u zgjodh Zef Bushani i Partisë Aleanca Demokratike ndërsa sekretarë i përgjithshëm u përcaktua Dhimitër Mulsia.
Zef Bushati: Kalojmë në mazhorancë nëse na jepet një ministri
Kryetari i porsazgjedhur i Unionit Demokristian, Zef Bushati pohoi dje se ata mund të bashkohen me mazhorancën vetëm nëse kryeministri Rama i jep atyre një portofol ministrorë. Kjo kërkesë e Bushatit është e dyta e bërë nga rradhët e demokristianëve pasi disa muaj më parë, Nard Noka ka puhuar vetë se nëse Rama i jep PDK apo PKD një portofol ministrorë ata do të kalojnë në rradhët e mazhorancës.
(Në foto: Marrëveshja e demokristianëve)
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com