Ndoka: Berisha po heq Metën nga qeveria

Ndoka: Berisha po heq Metën nga qeveria
TIRANE- Sali Berisha po vepron me LSI dhe Ilir Metën në të njejtën mënyrë sikurse veproi me PDK gjatë kohës që ishte në bashkëqeverisje, kur kërkoi dhe ndërpreu marrëveshjen bashkëqeverisëse me të. Por me ndryshimin e vetëm se, nëse me PDK u mor dhe e akuzoi padrejtësisht përmes një presioni të hapur, me LSI po vepron në mënyrë selektive, pra po çon në pranga vetëm të korruptuarit e kësaj partie".

Kjo ka qënë deklarata e kreut demokristian Nard Ndoka, në një pronocim për gazetën "Shqiptarja.com", vetëm një ditë pas plasjes së skandalit në Ministrinë eEkonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë që drejtohet nga një ministër i LSI dhe ku kanë rënë në pranga 8 zyrtarë, një pjesë dhe zyrtarë të LSI në qeverisje me PD.

"Berisha po vepron pra në njejtën mënyrë, ai po i bën presion Metës për ta flakur atë. Por siç po vepron Berisha, ai po e përshpejton kalimin e Metës në opozitë dhe në krahun e opozitës", ka qënë deklarata e Ndokës, teksa ka rikujtuar periudhën e tre vitëve më parë, kur me të njejtën metodë u nxor nga qeverisja në mandantin e parë të qeverisjes, pas akuzave të pabaza ndaj ish-zv.ministrit Jaka, përfaqësues i PDK që doli nga gjykata i pafajshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi