Ndoka:Bojkoti i opozitës në Kuvend
i pakonsultuar dhe i gabua

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane dhe deputeti i Kuvendit, Nard Ndoka, deklaroi sot se bojkoti i deputetëve të PD-së në Kuvend dhe komisione parlamentare në këtë periudhë, është vendim i nxituar,  i pakonsultuar dhe i gabuar. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ndoka argumenton se “Kuvendi është institucioni i ballafaqimit të ideve dhe programeve. Në asnjë rast agresioni politik, fizik apo verbal, opozitën nuk duhet ta largohet apo tërhiqet, qoftë edhe për pak kohë nga e drejta kushtetuese”.

Ai deklaron se në këto momente maxhoranca aktuale po kalon me nxitim, në mënyrë të njëanshme, të pa konsultuar dhe arbitrare, disa projektligje, si reforma territoriale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, sigurimet shoqërore.“Ka protesta të grupeve te interest, si ish- të perndjekurit, personat me aftësi të kufizuar, dhe në këto moment, opozita duhet të jetë e organizuar, përfaqësuese dhe ballore në Kuvendin e Shqiperisë”, thekson deputeti opozitar duke shtuar  se “bojkoti, është një vendim sensibilizues për një moment politik, por kur vazhdon gjatë dëmton vetë opozitën”.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)