Deputeti demokrat, Nard Ndoka, ka komentuar vendosjen e shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari, në Tropojë, një ditë më parë. Ndoka rikthehet pas në kohë, teksa kujton momentet e përjetuara me heroin e demokracisë, si dhe momentin e trishtë të plagosjes së tij në Kuvend.
Deputeti shkruan në ‘facebook’ se e shoqëron akoma shikimi i tij, kur është plagosur, ndërsa shton se nuk kishte frikë nga vdekja dhe nuk u zmbraps as kur shkoi drejt saj.
/Shqiptarja.com
Deputeti shkruan në ‘facebook’ se e shoqëron akoma shikimi i tij, kur është plagosur, ndërsa shton se nuk kishte frikë nga vdekja dhe nuk u zmbraps as kur shkoi drejt saj.
“Azem Hajdari, Lider frymëzues, trim, atdhetar, simbol i pluraluzmit shqiptar! Për mua mbetet koleg, mik dhe politikan antikomformist! Liria e fjalës, mendimit dhe veprimit nuk kishin asnjë pengesë për Azem Hajdarin. Së bashku kaluam shumë sfida në politikën e përditshme. Në Kuvend kur plagoset, akoma më shoqëron shikimi i tij. Nuk kishte frikë nga vdekja, nuk u zmpraps as kur shkoi drejt saj! Ndaj Azem Hajdari është gjallë mes nesh dhe mbetet një model frymëzimi për të gjithë! Mirënjohje dhe respekt për ty Azem, për veprën tënde dhe kontributin për pluralizmin shqiptar!”, shkruan Ndoka. 
(Postimi i Nard Ndokës)
d.c./shqiptarja.com





