Ndoka ikën nga grupi i PD? 
Kreu i PDK: S'është e vërtetë

Ndoka ikën nga grupi i PD? <br />Kreu i PDK: S'është e vërtetë
"Nuk jam larguar nga grupi parlamentar i PD. Ato që shkruhen janë spekullime". 

Kjo ka qenë përgjigjia që kryetari i PDK, Nard Ndoka ka dhënë për Shqiptarja.com pas lajmeve në disa portale se ka bërë kërkesë për t'u larguar nga radhët e demokratëve. 

"Nuk janë të vërteta ato që shkruhen. Unë jam kryetar i PDK dhe deputet i zgjedhur me siglën e PD. Nuk kam bërë asnjë kërkesë për t'u larguar nga grupi i PD. Rezervat që kam pasur i kam shprehur, si gjithnjë edhe sot, për lidershipin e opozitës", tha Ndoka për Shqiptarja.com.

Ndoka ka kritikuar ashpër këtë të hënë kryetarin e PD, Lulzim Basha pas debatit më të fundit në selinë blu, për deputetët që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit.

Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, Ndoka shkruan se Basha ka një përgjegjësi të madhe përpara, pasi jo vetëm nuk arriti të fitojë besimin për kryeministër, por po humb terren edhe si lider i opozitës.

Më tej, ai shton se Basha po përfaqëson vetëm PD në Kuvend, duke anashkaluar aleatët e tij dhe ka krijuar një hendek e frymë mosbesimi. 

"Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës", shkruan Ndoka në Facebook. 

Ndoka u zgjodh deputet në 25 qershor nga listat e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’

U ekzekutua në atentat, ja si ka përfunduar makina luksoze e Klaudio Prendit! Vrasësit shenjëstruan xhamin e shoferit të ‘Mercedes G Class’