Ndoka: Kuvendi si pronë private
e Ilir Metës, mazhorancë në kaos

Ndoka: Kuvendi si pronë private<br />e Ilir Metës, mazhorancë në kaos
TIRANE- Kreu i PDK Nard Ndoka ka reaguar lidhur me seancën e sotme parlamentare, duke u shprehur se “Kuvendi vepron si pronë private e Ilir Metës”. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ndoka shkruan se në prezenca e tij sot në Kuvend nuk ishte për të thyer bojkotin e opozitës, por për të bërë një propozim lidhur me protokollin mbi vizitën e Papa Franceskut. Nisur nga fakti se nuk arriti të mbante fjalën në Kuvend, Ndoka thotë se mbyllja e seancës në këtë mënyrë është “mungesë respekti për ligjin, rregulloren dhe opozitën”.
 
“Kuvendi si prone private e Ilir Metës. Mazhorancë në kaos, mungese respekti për ligjin, për rregulloren e Kuvendit, për opozitën, për deputetin. Sa keq, sa turp! Sot shkova në Kuvend, jo për të thyer bojkotin e opozitës, por për të mbajtur një deklarate dhe për të bërë një propozim për ngritjen e një Komisioni Parlamentar “Për koordinimin ndërmjet institucioneve dhe protokollit te shtetit, te Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit”, mbi vizitën e Papa Franceskut në vendin tonë. Megjithëse isha deputeti i vetëm opozitar ne salle, megjithëse u regjistrova për të mbajtur fjalën sipas rregullores së Kuvendit, megjithëse kam të drejtën time ligjore për të marrë fjalën, kjo për fatin e keq nuk ndodhi! Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mendon dhe vepron si padrino i Kuvendit, në mënyrë te papritur mbylli seancën parlamentare duke me hequr mundësinë e fjalës. Megjithëse unë personalisht dhe partia që drejtoj jemi kundër bojkotit, veprimi arrogant i Ilir Metës, të bind se kjo mazhorancë nuk e njeh opozitën si partnere dhe vlerë politike në demokraci, nuk respekton fjalën e lirë, nuk respekton ligjin dhe kushtetutën, por sillet me psikologji dhe mentalitet totalitarist dhe të rrezikshëm. Kjo nuk është një mënyrë për të pritur Atin e Shejtë, i cili vjen në Shqipëri për të sjellë paqe, bashkëpunim e solidaritet midis njerëzve me besime dhe bindje politike të ndryshme. Zoti e faltë Metën edhe për këtë mëkat të radhës!”, shkruan Ndoka në “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën