Ndoka për A1Report: Braktisa
PD se Basha shkeli marrëveshjen 

Ndoka për A1Report: Braktisa<br />PD se Basha shkeli marrëveshjen 
TIRANE - “Partia Demokratike shkeli marrëveshjen e dhe bëri që negociatat të dështojnë për koalicionin e djathtë”. Kjo ishte një arsye e fortë për të cilën demokristianët vendosën të shkëputen nga koalicioni opozitar për t’iu bashkuar atij qeverisës. Në një intervistë për A1Report kryedemokristiani Nard Ndoka thotë se ishin përballë një zgjedhje të kushtëzuar ndërsa Kodi Zgjedhor i hartuar nga dy partitë e mëdha kërkon pozicionimin e forcave politike, tha Ndoka.

“Ne ramë dakord për emra dhe bashki të veçanta dhe partia demokratike në mënyrë të papritur, një ditë më pas ka shpallur personazhe të tjerë të pa konsultuar me ne apo të pavendosur me ne në një kohë që duhet të kishte një vendimmarrje të përbashkët dhe kjo u përsërit disa herë. Është një zgjedhje që e ashpërsuar për faktin që kodi zgjedhor nuk të jep asnjë lloj hapësire tjetër”, tha kreu i PDK-se.

Sa i përket marrëveshjes me Partinë Socialiste, zoti Ndoka kujton se ka qenë më herët pjesë e kampit të majtë ndërsa tha se aktualisht është nënshkruar një marrëveshje tip që parashikon bashkëpunim në pushtetin lokal dhe atë qendror. Zoti Ndoka nuk flet ende për bashki konkrete por sipas tij negociatat janë pozitive .

“Marrëveshja është negociuar dje për herë të parë. Është një marrëveshje që PS e ka përdorur dhe me aleatët e saj. Ne kemi negociuar edhe për bashki të veçanta aty ku ne kemi forcën tonë më të fortë elektorale për të mbështetur kandidatë të përbashkët”, u shpreh Ndoka.

Por nëse demokristianët do të jenë pozicionuar në poste të larta drejtuese në qeveri kjo do të varet nga vota që do të marrë PDK në zgjedhjet e 21 qershorit.

PDK e Nard Ndokës u bashkua në koalicion me PD-në pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, pas një shkëputje disa vjeçare nga e djathta. Sërish PDK i rikthehet koalicionit me Partinë Socialiste.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar