"Unë jam kategorikisht kundër. Themeli i programit tonë demokristian është familja. Është e pabesueshme sesi po tentohet të kalohet disi fshehur, pa i dhënë atë rëndësinë që duhet t'i japë politika shqiptare kësaj çështje. Duhet të jenë preferencat e disa deputetëve që kanë çuar të bëjnë një hap të tillë. Nuk do ta votoj këtë nen. Jam "pro" reformës në drejtësi, por jam kundër këtij neni", u shpreh Ndoka.
Kreu i PDK theksoi se edhe dy deputët e tjerë demokristianë, Eduard Ndocaj dhe Mimoza Ferracaku janë kundër martesave brenda gjinisë.
Një tjetër faktor që ndikon votën e Ndokës në Kuvend është mënyra sesi do të votohet. Ai thekson se një votë pazaresh në Kuvend dhe miratimi i reformës në mënyrë të njëanshme është e rrezikshme për vendin .
"Vota e PDK, nuk do të jetë një votë pazaresh, por do të jetë një votë dinjitoze. Tendenca për të miratuar në mënyrë të njëanshme reformën, me deputetë të trafikuar, është shumë e rrezikuar, e kemi provuar edhe në të kaluarën e problemet që kanë shkaktuar. Të paktën deri tani, është një ndër gjërat që unë do t'i konsideroja pozitive të z.Rama, i cili nuk ka tentuar dhe s'e ka pasur strategji në stilin e tij, për të peshkuar deputetë të opozitës", theksoi Ndoka.
Ai njoftoi gjithashtu krijimin e Unionit Demokristian, ku partitë e vogla demokristiane do të shkrihet me Partinë Demokristiane. PDK do të hyjë në një proces zgjedhor duke nisur nga java e ardhshme.
Me reformën në drejtësi ju keni një votë që mund të rezultojë deçizive, ju keni filluar të mendoni një skenar tuajin?
Nuk e shoh si një skenar pasi e shoh si një domosdoshmëri këtë reformë. Ka një pengesë por që nuk konsiderohet e pakalueshme, pasi është vetëm një garanci që opozita e kërkon. Besoj se në ditët në vijim do të ketë një zgjidhje përfundimtare.
Ju keni një qëndrim për vendet e rezervuara?
Është gabim i politikës pasi nuk ka një draft. Nuk kemi një draft se cila është përmbajtja e draftit. Kur të kemi draftin ne duhet ta shohim me shumë vëmendje.
Ju do të votoni pro apo kundër nenin që parashikon martesat brenda një gjinie?
Unë jam kategorikisht kundër. Themeli i programit tonë demokristian është familja. Është e pabesueshme sesi po tentohet të kalohet disi fshehur, pa i dhënë atë rëndësinë që duhet t'i japë politika shqiptare kësaj çështje. Duhet të jenë preferencat e disa deputetëve që kanë çuar të bëjnë një hap të tillë. Nuk do ta votoj këtë nen. Jam "pro" reformës në drejtësi, por jam kundër këtij neni.
Mund të shkaktojë probleme kushtetuese?
Akoma nuk e kemi draftin, nuk dimë formën. Paketa kalon edhe me nene të veçantë. Unë do votoj kundër për këtë nen.
Ju jeni njohur me ndryshimet thelbësore të Vatikanit, pranohet komuniteti por jo të drejtat e tyre. Është paradoks?
Për ne është e rëndësishme pjesa ligjore, është një qëndrim i të gjitha partive kristiandemokratëve që është kundër martesave brenda një gjinie. Ne jemi kundër duke mos i dhënë asaj një vlerë në shoqëri. Ne duhet të promovojmë vlerat e familjes. Në mënyrë apriori unë jam kundër.
Reforma në drejtësi, ju do votoni edhe këtë draft apo do kërkoni kohë për shqyrtim?
Unë do të njihem me draftin, do të ketë diskutime për draftin. Pasi ta studioj së bashku me departamentin jurik të partisë do jap dhe verdiktin përfundimtar. Por dua të them që duhet një konsensus mes palëve, nuk duhet te miratohet në një mënyrë të njëanshme. Deri tani është një ndër gjerat pozitive të Ramës pasi nuk është munduar të peshkojë deputetë të opozitës.
Rasti i Topit, ku mori 6 deputetë socialistë? A përsëritet ky rast?
Raste të dënueshme që kanë lënë akoma shije të hidhur. Nuk ishte lëvizje politikë e detyruar. Unë në bazë të informacioneve që kam nuk besoj që do të kemi një fenomen të tillë, përkundrazi Rama duhet të shkelë vijën e kuqe që vendosi vetë. LSI ka dalë me një qëndrim zyrtar që të ketë bashkëpunim. Ata kanë një mosdakordësi mes tyre.
Skenari B, votimi i njëanshëm. Ka pasur Rama kontakte me ju për të përgatitur?
Nuk është se nuk ka pasur kontakte me Ramën, por nuk ekziston varianti B sepse vetë mazhoranca e shkërmoqi.
Në qoftë se 3 partitë e arrijnë numrin e duhur, ju keni filluar ta mendoni?
Une nuk është se nuk e mendoj por nuk dua të ndodhë për asnjë arsye në këtë mënyrë. Kjo është e turpshme për politikën shqiptare në qoftë se ndodh kështu. Problemi i vetëm është pika 88 e Komisionit të Venecia. Mazhoranaca duhet të pranojë amendamentin e Venecias. Aventura të tilla janë të rrezikshme edhe për vetë mazhoranca.
Vota juaj nuk është pazar, është e pavarur zoti Ndoka?
Kjo është e padiskutueshme dhe e panegocioushme.
Cila nga palët ka kontaktuar me ju? Rama apo Basha?
Unë jam një politikan i hapur, pasi kam kontakte me të gjithë. Vota ime është opozitare.
Ju bindeni për një votë pro reformës?
Jam në parim pro reformës, por jam gjithashtu për konsensus mes palëve.
Në qoftë se nuk ka konsensus, cili do të jetë qëndrimi juaj?
Unë do e analizoj më pas, por që nuk besoj që ndodh.
Në qoftë se do të ketë një kërkesë të ndërkombëtarëve?
Unë nuk kam komplekse nga faktori ndërkombëtar. Me vjen keq kur shoh Ramën të futur në mesin e tyre. Rama nuk duhet të përdorë ambasadorët për të trembur opozitën. Nuk kam frikë nga qëndrimet e amabasadorëve.
Ju nuk keni vendosur akoma për votën tuaj?
Une di t’ju them se do të jetë një votë parimore dhe dinjitoze.
Si e gjykoni deklaratën e Berishës, për një skenar të votimit të njëanshëm?
Janë deklarata dhe kundërdeklarata. Në shumicën e rasteve emocionale. Është një deklaratë më shumë në formë presioni ndaj kryeministrit. Nuk është bërë se është bërë në mënyrë të paqëllishme. Rama nuk i përballon presionet.
Një marrëveshje që ka rrisk sistemin e drejtësisë, si e gjykoni qëndrimin e Bashës për draftin? A ka edhe partia demokratike një përgjegjësi?
Pa dyshim që PD ka një peshë të fajit, pavarësisht se ne nuk kemi qenë në dieni si kanë ndryshuar draftet. Jemi në një afat përfundimtar ku ka mbetur vetëm një pikë në marrëveshje. Rama nuk është garant i sistemit të drejtësisë. Nuk është as faktori ndërkombëtar. Na ofrohet një gjellë e ftohtë. Kjo ka krijuar një llojë çoroditje.Nuk kemi një draft për të diskutuar për tu konsultuar. Nuk jemi njohur akoma me thelbin. Të dy palët kanë mëkatet e tyre në këtë proces. Do të ketë një fajtor.
Ju e keni të qartë pozicionim në zgjedhjet e ardhshme?
Është akoma herët sepse nuk është konturuar akoma, kodi kualicioni. Unë jam pjesë e kësaj mazhorancës, edhe pse kjo mazhorancë nuk është funksionale. Nuk ka vendime te konsultuara me të gjithë. Nuk thirret askush përveç Metës. Nuk ka një transparencë për ndërmarrjen politke. Nuk është në stilin e Ramës zgjerimi i koalicioneve. Biles ai ka përjashtuar partitë. Kjo e ka bërë të pabesueshme. Ka humbur besimin tim dhe të partisë demokristiane. Në ketë kontekst ka një një klimë mosbesimi.
A ka patur një ftohje me Ndocajn, deputetin e patisë tuaj?
Nuk është e vertëtë. Ne jemi në procesin e fundit me bashkimin e kristiandemokratët. Qëndrimi ynë do të jetën unifikues për reformën.
Edhe zonja Ferracaku dhe Ndocaj janë kundër nenit të martesave brenda një gjinie?
Sigurisht që po, ata janë kundër. Ne kemi një qëndrim të unifikuar.
Ju keni komunikim personal me Ramën?
Pa diskutim që po, e konsideroj si një mik. Edhe në opozitë ne kemi kaluar momente të vështira së bashku. Por Rama i ka harruar ato pasi nuk ka një kujtesë të fortë.
Si e gjykoni qëndrimin e Ramës për 21 janarin?
Rama sot ka Ministrinë e Brendshme, Policinë, Gardën, ku mund të nxjerrë fakte të reja. Mund të rihapë këtë çëshje. Por kjo është një çështje e harruar për mendimin tim. Është demagogji.
Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi, Rama, Berisha, Basha apo Meta?
Të katërt i tremben reformës në drejtësi.
Po ju i trembeni reformës në drejtësi?
Unë në ndërgjegjen time nuk i tremben askujt. Une jam ministri i vetëm që nuk kam asnjë akuzë publike. Jam shumë i qetë.
Çfarë mendimi kanë për reformën në drejtësi, 2 deputetë e tjerë të partisë suaj?
Do kemi një qëndrim të unifikuar. Java tjetër do të ndodhë jetë shkrirja, do jetë Partia Demokristiane.
Do e drejtoni ju?
Do të ketë zgjedhje, unë gjykoj se kam punuar mirë dhe besoj do kem ambicien për ta drejtuar.
Mund t’ju pyes për Mark Frroku, a do të ketë distancim tuajin?
Frroku është një qytetar që po gjykohet nga drejtësia. E ka fjalën drejtësia, jo partia jonë.
Cili është qëllimi i kësaj partie të re?
Ne pretendojmë të jemi ndër partitë kryesore.
Partia gjermane ka ndikuar tek ju në këtë bashkim, partia CDU?
Po është e vërtetë, sidomos njëri prej tyre Kol Gjoka që është pjesë e partisë gjermane. Është një dashamir i kësaj partie. Ai është një plus dhe një garanci për ne.
Nese partia e Merkelit ju kërkon ta votoni, çfarë do të bëni?
Ne kemi një raport të vazhdueshëm më partinë e Merkelit. Pjesa e reformës është problem i politikës shqiptare. CDU nuk merret me vendimet që ne marrin, ata na ndihmojnë me asistencë dhe këshilla politike.
A keni një qëndrim për sistemin zgjedhor?
Kjo është reforma më e rëndësishme, reforma zgjedhore është më e rëndësishme se ajo në drejtësi. Kjo reformë ka sjellë në parlament kriminelë. Ka tjetërsuar realitetin pluralist. Duke e parë në këtë kontekst e gjykoj shumë të rëndësishëm të prodhojmë institucionet tona. Ne kërkojmë në mënyrë taksative të jetë votimi elektronik. Ne jemi për sistemin proporcional, që t’i japim të drejtën qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre. Qytetarët nuk kanë emra, ata votojnë më sy mbyllur për partinë.
Lista e hapur mund të jetë e zgjidhja?
Kjo është ndër mundësinë, për tu futur lista e hapur në qoftë se vendosim për sistem proporcional. Ne dëshirojmë të votojnë edhe emigrantët.
Redaksia Online
xh.k-l.q/Shqiptarja.com