Ndërkohë që ai ishte një prej dy deputetëve që janë regjistruar si të pavarur në Parlament. Megjithëse doli deputet nga lista e PD, kreu i demokristianëve nuk pranoi që t’i bashkëngjitet Grupit Parlamentar demokrat. “Unë jam deklaruar i pavarur në Parlament, pasi përfaqësoj PDK. Nuk mund të jem në një grup me Partinë Demokratike, pasi nuk ka kuptim.
Marrëveshja parazgjedhore ishte e tillë për të kapërcyer pengesat që krijonte Kodi Zgjedhor”, shprehet Ndoka. I cili me sa duket e ka hedhur vështrimin tek aleati i vjetër i tij në opozitë, Edi Rama tashmë në pushtet.
Për më tepër që mandati i tij i vetëm i deputetit, nëse bashkohet PBKD e Frrokut me PDK e Ndokës, i bie pikërisht mandati i 84 për mazhorancën e majtë, duke plotësuar në këtë mënyrë numrin e nevojshëm të votave në Kuvend për marrjen e vendimeve me shumicë të cilësuar.
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)