Ndoka sulmon Bashën: Po
humb terren si lider i opozitës
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është bërë pjesë e debatit më të fundit në Partinë Demokratike, për deputetët që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është bërë pjesë e debatit më të fundit në Partinë Demokratike, për deputetët që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit.
Në një reagim në faqen e tij në “facebook”, aleati i Lulzim Bashës, njëkohësisht deputeti i PD, shkruan se Basha ka një përgjegjësi të madhe përpara, pasi jo vetëm nuk arriti të fitojë besimin për kryeministër, por po humb terren edhe si lider i opozitës.
Më tej, ai shton se Basha po përfaqëson vetëm PD në Kuvend, duke anashkaluar aleatët e tij dhe krijuar një hendek e frymë mosbesimi.
Reagimi i plotë i Ndokës:Opozita, morali dhe e vërteta!
Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit.
Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës.
Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit!
Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj.
Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi.
Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare.
Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare.
Rrodhen dy vota pa i kërkuar njeri; dy vota "tinzaresh", por situata në kampin opozitar është më e rendë se kaq!
Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21