TIRANE- Nard Ndoka, pas divorcit disa vjecar me demokratët rikthehet në kabinetin qeveritar. I kontakuar mëngjesin e sotëm nga A1Report, Ndoka i cili ndodhet prej ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës ka konfirmuar dje ka marrë propozimin zyrtar për të qenë zv.ministri i ri i Brendshëm, dhe disa orë më pas ministri Flamur Noka e ka prezantuar zyrtarisht pranë këtij dikasteri.
Ndoka tha se ky është vetëm fillimi i marrëveshjes me demokratët, ndërkohë që konfirmoi se pakti do të ketë një aneks, i cili nuk përjashton edhe një post zëvendësministri dhe disa drejtori në administratën e djathtë. Kreu i PDK-së, shprehu besimin se e djathta do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2013-ës. Përfshirja në koalicionin qeverisës të PDK-së, vjen pas rreth tre vitesh që kjo forcë politike kaloi në opozitë, përkrah Partisë Socialiste.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com