Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit se i vodhi me dhënë çantën e dorës një vajze të mitur. Pamjet fimike tregojnë momentin kur e ndjek nga pas, i merr çantën dhe largohet me vrap.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari Sokol Komaraku, banues në Berat, rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.

Çanta që i mori vajzës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ai. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë