Pas analizave të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër rezulton se uji i Lumit dhe i Liqenit është i ndotur dhe përbën rrezik për jetën e atyre që e frekuentojnë.
Specialistët e shëndetit publik u bëjnë apel qytetarëve që të mos bëjnë plazh në këto vende pasi mund të infektohen.
Gjithashtu Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik i është drejtuar me një kërkesë Inspektoratit të Mjedisit që të marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.
Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër.
Por ajo që ka shqetësuar këtë drejtori, është dhe ndotja e burimit të Viroit, ku për herë të parë konstatohet ndotje bakteriale. Kjo sipas Doracit mendohet se mund të ketë ndodhur nga prezenca e disa stallave të bagëtive në kodrën e këtij parku.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)