Ndotet uji në Krujë, 100
banorë përfundojnë në spital

Ndotet uji në Krujë, 100<br />banorë përfundojnë në spital
Banorët e qytetit të Krujës janë përballur sot me një situatë të rëndë, pasi uji i pijshëm ka ardhur i ndotur në çezmat e tyre, ku 100 prej tyre kanë përfunduar në spitalin e qytetit.
 
Situata ka qenë më e rënduar në lagjen Derede Dollak dhe shkak për këtë është bërë çarja e tubacionit që furnizon me ujë të pijshëm dhe bashkimi me të i ujërave të zeza ka agravuar akoma më shumë gjendjen.
 
Qytetarët sapo kanë konstatuar këtë fakt, kanë njoftuar Shëndetin Publik i cili ka bërë analizat e ujit nga ku ka rezultuar se ai përmban një nivel të lartë ndotje me virusin esherio koli i cili shkakton çregullime në sistemin gastro intestinal.
 
DSHP i ka bërë apel qytetarëve që të mos konsumojnë ujin që vjen nga rrjeti i ujësjellësit, ndërkohë që ka shtuar dozat e klorinimit.
 
Bashkia pritet q ëtë ndërhyjë për riparimin e defektit të shkaktuar në rrjet, në bashkëpunim dhe me Ndërmarjen e Ujësjellës Kanalizimeve.
 
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë