Ndotja e ajrit, Agjencia e BE për Mjedisin: Bie numri i vdekjeve në Europë nga grimcat në atmosferë, por ka ende vend për përmirësim

Ndotja e ajrit, Agjencia e BE për Mjedisin: Bie numri i vdekjeve në Europë nga grimcat në atmosferë, por ka ende vend për përmirësim

Foto ilustruese

Numri i njerëzve, që vdesin para kohe për shkak të ajrit të ndotur me pluhur të imët, është ulur ndjeshëm në Bashkimin Evropian. Agjencia e BE për Mjedisin (EEA) në Kopenhagë regjistroi një rënie prej më shumë se dhjetë për qind në periudhën e studimit në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë. Në fakt edhe kushtet e favorshme të motit luanin rol, por arsyeja kryesore ishte përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit në Evropë.

Shifra absolute e viktimave nga grimcat atmosferike mbetet e lartë. Sipas raportit, rreth 307.000 qytetarë të BE-së humbën jetën në vitin 2019 si rezultat i kësaj ndotjeje. Por një vështrim në vitet e mëparshme tregon se situata është duke u përmirësuar. Numri i vdekjeve i shënuar nga auoriteti për vitin 2018 ishte 346,000. Në fillim të viteve 1990 në vendet e BE vdisnin para kohe çdo vit gati një milion njerëz. Deri në vitin 2005 ky numër kishte rënë në 450,000.

Cilësia e ajrit si problemi kryesor për shëndetin

Megjithatë cilësia e dobët e ajrit mbetet problemi më i madh ambiental për shëndetin e njerëzve në Evropë. Përveç pluhurit të imët problematik është edhe ekspozimi ndaj ozonit dhe oksidit të azotit. Por edhe këtu agjencia në Kopenhagë tregon një tendencë pozitive.

Në rastin e ozonit EEA supozon për vitin 2019 një ulje të numrit të vdekjeve me 13 përqind në 16.800. Numri i vdekjeve nga oksidi i azotit, i cili emetohet kryesisht nga makinat dhe termocentralet, u ul me një të katërtën në 40.400.

Dhe Agjencia e BE për Mjedisin paralajmëron: Më shumë se gjysma e vdekjeve të parakohshme të regjistruara në Bashkimin Evropian në 2019 - rreth 17.000 ose 58 për qind - teorikisht mund të ishin parandaluar, sikur të gjitha vendet anëtare të BE të kishin respektuar udhëzimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në shtator OBSH ka bërë një përcaktim më të rreptë të vlerave limit të rekomanduara për substancat e dëmshme në ajër. Ajo që organizata e konsideron të pranueshme për shëndetin, është dukshëm poshtë vlerave udhëzuese të BE-së, që zbatohen aktualisht në Gjermani.

Objektivat e BE nuk po përmbushen

Megjithëse situata vazhdon të përmirësohet, EEA paralajmëroi në shtator, se cilësia e ajrit në shumicën e vendeve evropiane nuk është ende në përputhje me udhëzimet e BE. Bashkimi Evropian i ka vendosur vetes synimin që deri në vitin 2030 të reduktojë numrin e vdekjeve nga cilësia e dobët e ajrit me të paktën 55 për qind krahasuar me vitin 2005. Nëse numri i viktimave do të binte me të njëjtin ritëm si deri tani, ky synim nuk do të arrihej para vitit 2032.

Grimcat mund të lindin natyrshëm, por shpesh krijohen nga njeriu: përmes makinave, termocentraleve, impianteve të djegies së mbeturinave ose ngrohjes. Sipas Agjencisë gjermane të Mjedisit trafiku rrugor është një nga burimet kryesore të pluhurit të imët në zonat urbane. Papastërtitë krijohen jo vetëm nga emetimet e atuomjeteve, por edhe nga frenimi, nga fërkimi i gomave me rrugën grimcat kalojnë në atmosferë. Kantieret e ndërtimit shkaktojnë gjithashtu pluhur të imët në ajër.

Sipas EEA në vitin 2019 afro 54.000 vetë vdiqën në Gjermani për shkak të përqendrimit të lartë të pluhurit të imët në ajër – numri më i lartë në Evropë në shifra absolute. Në raport me numrin e popullsisë Polonia ka numrin më të madh të vdekjeve nga grimcat atmosferike, 39.300./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë