Ndotja e ajrit ishte 'përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje' në Evropë
Ndotja e ajrit në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. 13 nëntor 2023
Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, u tha në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA), të publikuar më 24 nëntor.
Grimcat e imta apo PM2.5, iu referohen grimcave që kryesisht krijohen nga tymi që lirohet nga makinat dhe termocentralet me qymyr.
Këto grimca të imta mund të hyjnë thellë në traktin respirator, duke u shkaktuar rrezik që njerëzit të preken nga bronkiti, astma dhe sëmundje të mushkërive.
“Sipas vlerësimeve të fundit të EEA-së, të paktën 253.000 vdekje në BE më 2021 u janë atribuuar ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, që ishin të ndotura përtej nivelit të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, u tha në raportin e kësaj agjencie të BE-së.
Agjencia tha se këto vdekje “ka qenë e mundur që të shmangen... nëse përqendrimet e grimcave të imta do të ishin në nivelin e rekomandimeve të OBSH-së”.
Raporti paraqet shifra më të larta të vdekjeve krahasuar me vitin 2020, kur për shkak të ndotjes së ajri ishte vlerësuar se kishin vdekur 238.000 persona.
Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedis rritja e numrit të vdekjeve mund të shpjegohet me rritjen e ekspozimit ndaj ndotësve dhe me rritjen e mortalitetit në Evropë, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
'Lonely Planet Italia': Shqipëria mes vendeve më të mira evropiane për t’u vizituar në vjeshtë
22 Shtator, 18:14
-
Çfarë dihet mbi avarinë kibernetike?
19 Korrik, 21:52
-
Si e perceptojnë evropianët fluksin e emigrantëve?
4 Qershor, 09:18
-
Toka goditet nga stuhia diellore! Aurorat ndriçojnë qiellin gjatë stuhisë së rrallë diellore
11 Maj, 10:45
-
OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur
28 Prill, 10:53
-
Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023
23 Prill, 16:06
-
Gjykata Evropiane: Mbrojtja e klimës e drejtë e njeriut
10 Prill, 14:23
-
Shqipëria, e 7-ta më e ndotura në Europë, normat trefish mbi kufirin e OBSH-së
20 Mars, 08:21
-
A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?
16 Shkurt, 08:48
-
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
6 Shkurt, 17:05
-
Portugali, protesta nga ekstremi i djathtë 'kundër islamizimit të Evropës'
5 Shkurt, 12:13