Ndotja e ajrit në Tiranë,Braçe akuza
Bashës: Duhet njeri me vizion

Ndotja e ajrit në Tiranë,Braçe akuza<br />Bashës: Duhet njeri me vizion
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka akuzuar kryebashkiakun, Lulzim Basha për situatën e ndotjes në Tiranë. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe ironizion Bashën, ndërsa thekson se Tirana është i vetmi qytet në Shqipëri që nuk po punohet.

“Qeveria edhe sot ishte në punë, në kantiere rrugësh, në kantiere që po ndryshojnë qytetet. Kudo punohet! Po Luli, ku ishte Lul Kryebashkiaku? Aaaaa po ne e kemi bllokuar Lulin!!Por, Luli e cau dhe sot bllokaden dhe punoi.... me gojë!!Tha se Tirana është qyteti më i ndotur për shkak se është bllokuar”, shkruan Braçe në Facebook.
 
Deputeti socialit thotë se Basha akuzon qeverinë se ka bllokuar tramin, tramin sipas Braçes që se ka bërë kurrë.
 
Braçe thotë se kush e ka penfuar bashën të bllokojë trafikun e makinave për një ditë në javë, të ndalojë betonin që po hidhet pa leje në çdo cep të Tiranës, apo të çliroj trotuaret. Sipas deputetit socialit këtij qyteti i duhet një njeri me vizion.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim