Ndotja e ajrit,Shqipëria ia kalon Kinës
171 të vdekur për 100 000 banorë

Shqipëria renditet ndër 5 vendet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë me 171 vdekje për çdo 100 mijë banorë.

Një renditje e Forumit Ekonomik Botëror e vendos Shqipërinë në vend të 5-të nga 10 vendet ku ndotja e ajrit shkakton më shumë viktima.
 
Vendi ynë madje, sipas këtij klasifikimi, rezulton të ketë një numër më të madh viktimash edhe se Kina dhe Sierra Leone. Ndërkaq në krye të listës me 10 vendet me numrin më të madh të viktimave si pasojë e ndotjes së ajrit, qëndron Gjeorgjia me 292 vdekje për çdo 100 mijë banorë.
 
Forumi Ekonomik Botëror thotë se në të gjithë botën 180 mijë njerëz vdesin çdo ditë për shkak të ndotjes së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit është 6,5 milion çdo vit.

Kjo është një shifër më e lartë edhe se sa numri i viktimave të HIV/AIDS, tuberkulozit, dhe aksidentet rrugore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit

Moti i keq, era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit