Ndotja e liqenit,Emergjencat Civile
ndërhyjnë për pastrimin e mbetjeve

Ndotja e liqenit,Emergjencat Civile<br />ndërhyjnë për pastrimin e mbetjeve
Ndotja e madhe e sipërfaqes së liqenit të Fierzës dhe efektet që kjo ndotje mund të ketë në faunën e këtij liqeni ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile që të lëvrojnë një fond prej 2 milion lekëve për pastrimin e tij.

Në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Qarkut, ndërhyrja për pastrimin e 40 kilometrave vijë liqenore ka nisur këto ditë, ku sipas ekspertëve të fushës që gjithmonë kanë kërkuar ndërhyrje, kjo mënyrë pastrimi është e domosdoshme.

Kjo do të pastrohet deri në intimitet deri tek pjesët plastike më të vogla. Ky është një çlirim i mjedisit nga materiet plastike dhe inertet që lundrojnë mbi sipërfaqen e ujit” tha Palushi.

Gjatë kësaj kohe janë grumbulluar 2 mijë thasë me mbetje plastike dhe organike duke pastruar një sipërfaqe të konsiderueshme të bregut të liqenit.

Jemi të angazhuar 8 punëtorë që jemi angazhuar për pastrimin e liqenit. Ky proces ka filluar nga lagjia Bozhe, në Ramhas, Luginën e Drinit dhe deri tani mund të jetë kryer afërsisht 60% e punës” tha një nga punëtorët.

Edhe pse aktualisht e gjithë sipërfaqja e brigjeve të liqenit të Fierzës është e pastruar, mbetjet e depozituara nga banorët e fshatrave dhe prurjet e përrenjve nga Gryka e Vanave dhe Skavica por dhe Komunave të Kosovës mund të shkaktojnë sërish ndotje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!